Tahiri prezanton furgonat e ri të policisë por njëri ngec në mes të rrugës (Foto-Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:08 07-04-2015

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka prezantuar frurgonat e ri të policisë! Prezantim e shkuar prezantimit! U tund e gjithë Tirana nga zhurmat e borive të makinave të reja që parakaluan bulevardit kryesor aq sa kujtuam se mos bëhej fjalë për ndonjë ngjarje të rëndë që kishte vënë në alarm forcat policore! 

Pastaj shpejt mësuam se për çfarë bëhej fjalë dhe u qetësuam, madje iu bashkuam gëzimit të ministrisë duke menduar se sa do i shërbente kjo risi policisë për të rritur efektivitetin.

Veçse një incident i vogël prishi gjithë atmosferën e të prezantuarit të diçkaje të re në strukturat e policisë. Një furgon i ri pësoi defekt në mes të rrugës duke u fikur e duke mbetur i bllokuar përrreth një orë. Këto janë fotot dhe video që vjen nga Harta dixhitale e Aksidenteve Rrugore dhe tregojnë se si mjeti me targa MB 114 AA u fik dhe nisi të nxirrte tym nga motorri.

Mos ky është rasti të themi, ku ka polici ka tym?! 

{gallery}policia{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025569915771484
array(1) { ["section"]=> string(90) "tahiri-prezanton-furgonat-e-ri-te-policise-por-njeri-ngec-ne-mes-te-rruges-foto-video-8063" }