Tahiri: Qytetarët më kanë shkruar për dënimin me vdekje. Propozoj 2 nisma të reja në sistemin e drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 13:56 07-07-2015 Tahiri: Qytetarët më kanë shkruar për dënimin me vdekje. Propozoj 2 nisma të reja në sistemin e drejtësisë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar ndaj zërave të ditëve të fundit pas vrasjes së dy turistëve çekë, lidhur me dënimin me vdekje. Tahiri thotë se shumë njerëz i kanë shkruar atij për rikthimin e këtij dënimi dhe ai i ka mirëkuptuar ndërsa shton e thekson se kjo nuk është një shenjë hakmarrjeje por shenjë mosbesimi te drejtësia që ka nevojë emergjente për reforma.

Ministri pohon se ka propozuar në rrugë zyrtare dy nisma që do t’i nënshtrohen vlerësimit nga ekspertët .

Propozimi i parë sjell bashkimin mekanik (matematikor) të denimeve. Sot ka bashkim me përthithje, që do të thotë dënimi më i madh përthith dënimin më të vogel. Nëqoftëse propozimi do miratohet, autori do dënohet me bashkimin matematikor të të dy dënimeve peër të dyja (ose më shumë) veprat penale që ka konsumuar.
Propozimi i dytë parashikon Regjimin e Perforcuar të Vuajtjes së Denimit. Kjo do sjellë veçimin e të denuarve me rrezikshmeri të lartë kriminale, duke hequr çdo mundëesi që të rikthehen në shoqëri si kriminele me të stërvitur”, thotë Tahiri.

Reagimi i plotë i Tahirit:

"Thirrja për dënim me vdekje? Nuk është instikt hakmarres, por shenja me e fortë e mosbesimit ndaj drejtesisë e nxitja më e madhe për reformë.


Keshtu i kuptoj secilin prej qindra në mos mijera qytetaret qe më kane shkruar keto dite lidhur me arrestimin e te dyshuarit kryesor per vrasjen e dy turisteve ne Dukagjin.
Gjithkush qe ka sugjeruar si rrugezgjidhje rikthimin e denimit me vdekje, ne themel nuk kerkon hakmarrje, por drejtesi.
E mosbesimi se drejtësia nuk do beje drejtesi, bën qe shume njerez te besojne se vetem rikthimi i denimit me vdekje eshte drejtesia fundore.
Nuk mund te zgjedhim rrugen me te thjeshte.
Duhet te reformojme sistemin e drejtesise, nderkohe qe na duhet te monitorojme me sa me shume sy, cdo vendim te cdo gjyqtari ne vend e te denoncojme cdo abuzim.
Policia ka filluar te ndjeke ecurine e cdo ceshtjeje te filluar saj, duke perfshire edhe procesin gjyqesor. Sepse puna e policise nuk mbaron kur i vihen prangat autorit të dyshuar, por ateëhere kur ai merr vendimin e gjykates.
Kjo eshte puna monitoruese, qe i sherben edhe policise per te permiresuar cilesisht detyren e saj.
Nderkohe kam propozuar zyrtarisht dy nisma, te cilat shpresoj do t'i nenshtrohen debatit nga ekspertet e institucioneve perkatese por edhe te reformes ne sistemin e drejtesise.
Propozimi i pare sjell bashkimin mekanik (matematikor) te denimeve. Sot ka bashkim me perthithje, qe do te thote denimi me i madh perthith denimin me te vogel. Nqs propozimi do miratohet, autori do denohet me bashkimin matematikor te te dy denimeve per te dyja (ose me shume) veprat penale qe ka konsumuar.
Propozimi i dyte parashikon Regjimin e Perforcuar te Vuajtjes se Denimit. Kjo do sjelle vecimin e te denuarve me rrezikshmeri te larte kriminale, duke hequr cdo mundesi qe te rikthehen ne shoqeri si kriminele me te stervitur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria Gjermane: Pritje ushtarake Merkelit në Tiranë. Por në Serbi takon shoqërinë civile, në Tiranë, jo
Sondazhi i Newsbomb.al / Ja ministrat e PS që nuk duhet të jenë në kabinetin e Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.090494155883789
array(1) { ["section"]=> string(110) "tahiri-qytetaret-me-kane-shkruar-per-denimin-me-vdekje-propozoj-2-nisma-te-reja-ne-sistemin-e-drejtesise-15539" }