Tahiri raporton për projektligjin e Sigurisë, Dogjani e kundërshton: Ministri thotë kemi më pak vrasje, përse i duhen kamerat?!

Publikuar tek: politike, më 10:40 25-01-2016 Tahiri raporton për projektligjin e Sigurisë, Dogjani e kundërshton: Ministri thotë kemi më pak vrasje, përse i duhen kamerat?!

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është duke raportuar në Komisionin e Sigurisë në Kuvend lidhur me projektligjin për Sigurinë Publike.

Ndër të tjera ai tha se ky projektligj është shumë i domosdoshëm për vendit, madje i vonuar. Kundërshtim në komision ka bërë deputeti demokrat Dogjani, i cili ka reaguar duke e pyetur Tahirin se pse duhen kamerat.

‘’Ministri thotë kemi më pak vrasje, pse i duhen kamera? Dhe pse janë regjistruar, ato nuk janë zbuluar’’, ka thënë në komision Asllan Dogjani. Ai ka vazhduar më tej duke përmendur vrasjen e bankierit Artan Santo.

''Dyshoj se kjo bëhet për të përfituar dikush. Në këtë mënyrë thyejmë të drejtën e privatësisë'', ka vazhduar më tej Dogjani.

Kurse ish-ministri i Brendshëm, tashmë deputet i PD-së Flamur Noka tha se Shqipëria është kthyer në vend horror.

"Shqipëria si horror, për të vënë kujën. Ministri mburret se këtu është parajsa. Parandalimi i krimit është në nivelin zero'', theksoi Noka.

“Siguria në vend nuk është përgjegjësi vetëm e policisë’’, tha Tahiri.

“Disa subjekte do të detyrohet të vendosin kamera. Do të përzgjidhen nga komuniteti oraret.  Për sigurinë duhet një bashkëpunim me komunitetin. Ne jemi në përpjekje për ta bërë vendin më të sigurtë. Është një ligj i domosdoshëm dhe i vonuar. Ky ligj është themelor në luftën ndaj terrorizmit. Ligji ka detyrim për kamera por edhe për polici private”, tha Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sali Berisha akuza të reja gazetarit Elvin Luku: ‘’Çuni i Lelës dhe burri i prokurores së Zagamit’’. Luku i kthen një përgjigje
60 socialistë kundërshtojnë Ramën: E ke kthyer partinë në çifligun tënd! Reagon edhe Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.021098136901855
array(1) { ["section"]=> string(128) "tahiri-raporton-per-projektligjin-e-sigurise-dogjani-e-kundershton-ministri-thote-kemi-me-pak-vrasje-perse-i-duhen-kamerat-30867" }