Ruçi-Tahiri, takim me dyer të mbyllura në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 11:34 02-03-2015 Ruçi-Tahiri, takim me dyer të mbyllura në Kuvend Gramoz Ruçi dhe Edi Rama

Ministri I Brendshëm Sajmir Tahiri ka zhvilluar sot një takim me deputetin Gramoz Ruçi brenda ambjenteve të Kuvendit të Shqipërisë. Mësohet  së takimi i tyre ka rreth 30 minuta që ka nisur dhe po zhvillohet në zyrën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Parlament.

Ende nuk ka të dhëna nga tema që po diskutohet, por hamendësimet janë rreth zhvillimeve të fundit në PS në lidhje me deputetin Tom Doshi dhe njëkohësisht ndikimi I tyre në zgjedhjet vendore.

Gramoz Ruçi së fundmi është parë të udhëtojë shpesh në delegacionet jashtë vendit me kryeministrin Edi Rama, një afrim, intensifikuar më shumë pas ngjarjeve të fundit me deputetin Doshi.

Deputeti Doshi I ka shpallur luftë kryeministrit Rama, duke I kërkuar që të bëjë transparencë dhe duke akuzuar ministrat e qeverisë së tij për vjedhje dhe performancë të dobët. Rama I ka cilësuar si personale këto sulme. Pas përplasjes Rama-Doshi, u pa se ‘’negociator’’ për paqtimin mes tyre u përpoq të ishte deputeti Koço Kokëdhima, por që nuk ia doli.

Dy ditë më parë larg vëmendjes së medias dhe syve të njerëzve, në qendër të Tiranës në hotel Rogner, u zhvillua një takim kafe, mes Tahirit dhe Doshit.

Sipas informacioneve nga miq afër dy politikanëve, takimi që zgjati pothuajse një orë, ka qenë konstruktiv dhe është folur për problemet e rendit në Shkodër.

Në fakt, edhe nga krahu i ministrit konfirmohet ky fakt. Palët nuk duan  të thonë nëse ka qenë një takim paqtues pas akuzave të Tom Doshit ndaj qeverisë, kryeministrit Rama dhe në veçanti drejtoreshës së Tatimeve. Por, ky është politikani i dytë i lartë që takohet me Doshin në harkun kohor të tre ditëve.

Mbetet tani të kuptojmë nëse Ruçi po luan të njëjtin rol, atë të uljes së gjakrave brenda PS-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ruçi-Tahiri/ Përfundon takimi kokë më kokë në Kuvend, asnjë koment për arsyet
Tom Doshi dhe Sajmir Tahiri kafe në Rogner në mesditë. Ka paqe mes socialistëve? »
Article Logic
Execution time: 0.026698112487793
array(1) { ["section"]=> string(52) "tahiri-ruci-takim-me-dyer-te-mbyllura-ne-kuvend-4757" }