Tahiri: S’kishim informacion nga Shërbimi Informativ për Lazaratin

Publikuar tek: politike, më 11:36 07-07-2015 Tahiri: S’kishim informacion nga Shërbimi Informativ për Lazaratin Saimir Tahiri

Sajmir Tahiri, ministri i Brendshëm ka dalë sot para Komisionit të Sigurisë në Kuvend, duke shpjeguar të gjithë aksionin në Lazarat. “Jam i gatshëm të përgjigjem, përveç pyetjeve që përbëjnë sekret hetimor’’, tha  Tahiri. Ai theksoi se nuk kishte asnjë informacion nga SHISH-i për ngjarjen që ndodhi në Lazarat, ku u vra efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha.

Fjala e Tahirit në komision:

“Jam këtu për të raportuar për ngjarjet e fundit në Lazarat. Edhe pse sado e çuditshme ka të vërteta nga ato që thatë ju dhe zotëria. Ministria e Brendshme ka paraqitur një material të klasifikuar. Nëse ka pyetje të tjera ne mund të vazhdojmë por duke ruajtur sekretin hetimor për hetimin dhe personat në hetim.

Ju falenderoj për sensibilitetin e aksionit në Lazarat. Jo vetëm me këtë ngjarje por edhe për operacionin e një viti më parë pas një historie të shtresëzuar për më shumë se 2 dekada, ne i dhamë fund kriminalitetit masiv.

Nuk besoj se është e re po t'ua them unë se vitin e kaluar policia e shtetit i dha fund nëpërmjet një operacioni goxha masiv dhe të realizuar me sukses për eleminimin përfundmitar të lëndëve narkotike që shkonin në miliona euro. Shifrat e përllogaritura nga partnerët sipas vlerës së shitjes me pakicë në rrugët, shkollat dhe tregjet në Europë i kapërcenin miliardat e eurove.

Këto ishin para që korruptonin policinë e shtetit, vendimarrjen publike dhe politike. Nuk po them se ishte kjo arsyeja pse Lazarati ishte lënë ashtu lidhur me atë situatë kriminale, pa asnjë dyshim ka të bëjë edhe gjendja në të cilën ishte katandisur ajo zonë nga pikëpamja e thundrës kriminale nga trafikimi dhe kultivimi i lëndëve narkotike.

Kur kam marrë detyrën kam gjetur në zyrë foto nga fluturimet ajërore ku dallohej qartë çdo parcelë kanabis në Republikën e Shqipërisë, natyrisht edhe Lazarati. Unë nuk kam përgjigje përse nuk ishte vepruar në atë kohë, gjetëm një situatë ku Shqipëria ishte zhytur në kultivimin e lëndëve narkotike. Kishte pasoja për jetën këtu dhe vendet e BE-së ku ajo shitej.

Një fluks aq i madh nuk mund të gjente kurrë zgjidhje definitive pa një aksion si vitin që kaloi. Kjo është një betejë që ende vazhdon se në Shqipëri ka ende përpjekje për kultivim të lëndës narkotike. Që do të thotë që Shqipëria të mbetet jo në vendet origjinë kërkon vendosmëri dhe qëndrueshmëri në raport me publikun dhe Kuvendin. Kjo është përpjekje e përbashkët pa dallim partiak.

Ndonëse gjysma e njerëzve që ishin në kërkim u arrestuan, kishte ende persona të tjerë të paarrestuar që konsumuan vepra të tjera të rënda kriminale.

Ngjarja që ndodhi ishte ajo që ju jeni informuar. Unë më shumë se aq nuk mund t’iu informoj se përbën sekret hetimor. Ajo që ndodhi ishte fatkeqësi për të gjithë, goditje e rëndë e sigurisë publike dhe e shtetit. Ishte pabesi e organizuar për të cilën policia nuk ishte informacion, po kështu nuk kishte informacion as nga Shërbimi Informativ. Por u morën masa për ta zgjidhur sa më shpejt duke u arrestuar autorët dhe ata që ndihmuan. Sfida e sigurisë nuk është e përfunduar njëherë e përgjithmonë.

Sot policia e shtetit është në detyrë. Nëse dje Lazarati ishte republikë brenda republikës, sot nuk është më kështu. Policia lufton me krimin e organizuar, me kultivimin. Do kërkoja mbështetjen e Komisionit të Sigurisë pa dallim politik. Ndonëse qeveritë e kaluara nuk kanë bërë atë që duhet të bënin me Lazaratin kjo nuk na pengon ta shohim si një luftë të përbashkët. Ajo që arritëm në Lazarat nuk është aset i maxhorancës por edhe opozita mund të bëhet pjesë. Ka plot vende për të bërë politikë por jo te policia e shtetit dhe te lufta me lëndët narkotike.

I kemi bërë një favor qytetarëve shqiptarë se i kemi çliruar nga kanabisi, politikë patjetër se i kemi çliruar nga të bërit politikë mbi parcelat e drogës. Ky çmim është çmim i arsyeshëm që duhet të paguajnë të gjithë ata që kanë patur një detyrë siç e kam unë, para meje, për të çliruar sistemin e sigurisë dhe drejtësisë nga dhuna dhe pengmarrja me paratë që prodhonte sistemi.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr në seancën dëgjimore për “Lazaratin”. Noka-Brahos: Je në vete ti? Shefi i sigurisë: Ti s’je në vete
Shkëlzeni-medias “afër qeverisë”: Jo lidhje me Diverolin. Sado ta riciklosh një rrenë s’bëhet e vërtetë »
Article Logic
Execution time: 0.020076990127563
array(1) { ["section"]=> string(71) "tahiri-s-kishim-informacion-nga-sherbimi-informativ-per-lazaratin-15523" }