“Tahiri-Shullazi caktojnë njeriun e tyre në krye të doganave”, Alibeaj akuzon dhe jep emrin

Publikuar tek: politike, më 12:23 31-01-2016 “Tahiri-Shullazi caktojnë njeriun e tyre në krye të doganave”, Alibeaj akuzon dhe jep emrin

Akuza të forta nga kreu i Departamentit të rendit dhe Sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj. Në një deklaratë për mediat Alibeaj akuzon sërish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje me Emiljano Shullazin duke pohuar se të dy bashkë “kanë caktuar njeriun e tyre në krye të doganave, Besmir Qebinin”.

“Një nga sejmenët e çiftit Tahiri-Shullazi, me lidhje të forta me këtë klan kriminal në aksin Tiranë-Durrës, është caktuar para disa javësh zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave shqiptare, në krye të anti-kontrabandës dhe hetimit doganor.

Pikërisht Besmir Qebini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës.

Prej disa javësh ky person, dhe përmes tij krimi, ka në dorë jo vetëm kontrabandën por edhe anti-kontrabandën dhe hetimin doganor. Shkurt, krimi ka çdo lehtësi për aktivitetet e veta të paligjshme, për trafikun e drogës dhe të armëve.

Duke caktuar si zv/drejtor të Përgjithshëm të Doganave, këtë lidhje të fortë të ciftit Tahiri-Shullazi dhe bandës që kontrollon Tiranën dhe Durrësin, krimi ka siguruar përfundimisht traun e doganës për aktivitetet e veta”, tha Alibeaj nga PD.

“Nuk është rastësi që para disa ditësh u raportua se Emiliano Shullazi u fut nga PKK Durrës me një mjet të blinduar, i cili as nuk u ndalua dhe as nuk u kontrollua në doganë.

Ky inkriminim i strukturave shtetërore nga Edi Rama ka sjellë fuziqimin e bandave dhe trafikantëve dhe dobësimin e shtetit.

Qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre për të larguar sundimin e krimit, dhe për tia kthyer doganat dhe policinë interesit publik, interesave të vendit”, përmbylli deklaratën Alibeaj.​

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekretari i FRESSH reagon për drogën në autobus: S’doja të flisja derisa pëlliti krriçi
Arrestimi i Spiro Kserës, reagon Berisha: E dënoj me ashpërsi, të merrej në pyetje »
Article Logic
Execution time: 0.018769025802612
array(1) { ["section"]=> string(94) "tahiri-shullazi-caktojne-njeriun-e-tyre-ne-krye-te-doganave-alibeaj-akuzon-dhe-jep-emrin-31392" }