Tahiri: Suksesi kundër drogës më i madh se në 25 vite, Luli dhe Muli kampionë të dështimit

Publikuar tek: politike, më 10:54 16-09-2015 Tahiri: Suksesi kundër drogës më i madh se në 25 vite, Luli dhe Muli kampionë të dështimit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka prezantuar sot statistikat e luftës kundër kultivimit dhe transportit të drogës në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Tahiri tha se pavarësisht sulmeve politike që i janë bërë në vazhdimësi, suksesi i policisë në luftën kundër drogës, trafikut dhe arrestimit të trafikantëve, ka qenë më i madh se në 25 vitet e kaluara të mara së bashku.

Të pranishëm në prezantimin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve janë edhe ambasadorë të shumtë dhe krerë të policive të vendeve fqinje.

Fjala e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri:

"Në këto 2 vjet kemi luftuar lëndët narkotike me vendosmëri të madhe. Nuk ka më raportime  me kamera të fshehtë për lulëzim droge në buzë të rrugës por ka raportime të përditshme të aksioneve të policisë.

Nuk janë të paktë ata që më kanë thënë se lajmet e shumta të luftimit të drogës mund të kenë efektin e kundërt. Por është më mirë kur kapen sasi droge dhe arrestohen trafikant. Aq sa duket më kollaj se nuk ia vlen të arrestosh askënd dhe të mos luftosh asnjë parcelë, më mirë mos të ketë lajm.

Por këto janë të dhëna të policisë italiane që gjej rastin ti falënderoj për bashkëpunimin dhe ndihmën që na kanë dhënë. Janë të dhëna zyrtare për këtë betejë kolosale për parcelat e drogës që përveç luftës duhet të përballeshin edhe me sulmet politike e të pavërteta.

Policia shkatërroi vetëm 7.5% të të gjithë parcelave të fotografuara nga ajri. Sipërfaqja e drogës së kultivuar është 44 hektar,që do të thotë se në vitin 2015 është kultivuar 8 herë më pak. Që nga shtatori 2013 ne kemi shkatërruar 99.84% më shumë drogë sesa të gjitha vitet e qeverisë së kaluar të mbledhura së bashku. Numri i autorëve të identifikuar dhe të vënë para ligjit është ende më i madh.  Ka nga ata që thonë se kemi arrestuar argatë dhe punëtorë dhe jo bosët , por faktet thonë të kundërtën.

Parcelat janë zhvendosur nga buzë rrugëve nacionale në skajet më të thella të Shqipërisë. Edhe në lartësitë ekzemplare prej 1700 metrash që ishin mbjellë me parcela u shkatërruan. Ndryshe nga dje që parcelat me drogë nuk kursenin as oborret e shkollave. Deri dje makina të policisë i shoqëronin për të çuar drogën deri në kufi.

Janë 18% e të gjithë trupës të Policisë së Shtetit që i janë nënshtruar procedimeve që tregon nga një anë trashëgiminë e errët që gjetëm por edhe vendosmërinë tonë për ta luftuar. Sa herë arrestohet ndonjë punonjës policie ne zgjedhim të ndjekim këtë rrugë për të patur rezultate solide.

Është njësoj si në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm dhe policia italiane kapte drogë në makinat zyrtare në Romë. Është njësoj si ne të thoshim se Lulzim Basha është koka e trafiku të drogës.

Vitet që janë shkatërruar më pak janë vitet 2010, gjithsej 37,000 rrënjë dhe 2011 me 21,000 rrënjë dhe vitin 2013 janë 31,000 rrënjë. Luli dhe Muli janë kampionët më spektakolar në dështimin e luftës kundër drogës.

Media zyrtare e opozitës më akuzoi se ishte drogë në fshatin e lindjes time. Por mjaftonte një verifikim mjaft i shpejtë për të verifikuar se kryetari i opozitës kishte manipuluar foton për të më akuzuar mua. Opozita katandiset të manipulojë edhe fotot me kompjuter. Sa shumë lutet opozita që një avion që kapet brenda Italisë të ketë ardhur me patjetër në Shqipëri. Lufta vazhdon madje me më shumë forcë me më shumë vendosmëri. Vijojmë betejën tonë në çdo cep të Shqipërisë, ndaj kujtdo. Lufta jonë me krimin me drogën nuk ka mbaruar. Do vazhdojmë deri atëher kur paratë e drogës të shkojnë para drejtësisë. kemi ende shumë për të bërë, jemi të vetëdijshëm për këtë. Por një gjë nuk e bëjmë dot, të kthehemi pas.

Po por reformojmë policinë. Po rrisim pagat, po luftojmë bakshishin në rradhët e policisë, po modernizojmë teknologjinë. Ne po bëjmë atë që askush në 25 vitet e shkuara nuk e ka bërë dot. Por suksesi nuk është vetëm toni nuk e kemi problem të themi se e ndajmë suksesin edhe me opozitën.

Lufta jonë vazhdon, sigurisht me më shumë forcë."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Gjyqtarët e korruptuar pengojnë zhvillimin e ekonomisë, do t’i luftojmë me vullnet të hekurt
Rama flet për ''rubinetët'' e prerë me miliarda euro të kanabisit: Deri dje shkonin diku. Bën humor dhe me Donald Lu »
Article Logic
Execution time: 0.029271125793457
array(1) { ["section"]=> string(94) "tahiri-suksesi-kunder-droges-me-i-madh-se-ne-25-vite-luli-dhe-muli-kampione-te-deshtimit-20916" }