Tahiri: Të dënojmë një herë ata që nuk janë dënuar asnjëherë

Publikuar tek: politike, më 18:25 12-11-2015 Tahiri: Të dënojmë një herë ata që nuk janë dënuar asnjëherë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur me tone të ashpra në Parlament duke u shprehur se kryefjala e qeverisë duhet të jetë Reforma në Drejtësi, që sipas tij, politika ia ka borxh qytetarëve shqiptarë. Tahiri tha se dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi duhet të dënojë për herë të dytë ata që janë dënuar një herë dhe të dënojë për herë të parë ata që nuk janë dënuar asnjëherë.

Fjala e ministrit Tahiri:

Në këtë sallë nuk ka ende të vërteta të forta për të cilat ai vlen të bashkohemi. Shqiptarët mendojnë edhe se këtu brenda ka shumë pak nga ne që besojnë se thirrjen për drejtësi e kanë seriozisht. A nuk është politika e këtyre viteve që i ka shtyrë shqiptarët në një garë të pamoralshme kush bëhet më i pasur, dhe kush bëhet më i pasur sa më shpejt. Këtu ka deputetë që kanë shkuar në qelitë e një të zgjedhuri që edhe pse u dënua, u kandidua prap. Ndërsa nuk ka deputet që të kenë shkuar edhe një herë të vetme në sallën e gjyqit, aty ku i varfri masakrohet. Dhe në emër të kujt të shembullit të drejtësisë që jepet këtu? Jo.

Brënda këtij parlamenti është kuptuar nga të gjithë se duhet Reforma në Drejtësi. Mbi të gjitha shqiptarët kanë kuptuar një gjë më shumë, që ky Parlament nuk vlen më nëse nuk i jep shqiptarëve Reformën në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi është puna më e mirë që mund të bëjmë kundër gënjeshtrës, vjedhjes, dënimit të padrejtë dhe padrejtësisë të pa dënuar kurrë. Edhe unë hyj në ata që nuk duan një parlament me njerëz që kanë vrarë e vjedhur. Por unë nuk dua as një parlament me njerëz që kanë vrarë dhe vjedhur dhe nuk janë dënuar kurrë. Të dënojmë dy herë ata që janë dënuar një herë, por hajde të dënojmë një herë ata që nuk janë dënuar kurrë.

Hajde ulim kokën dhe i shlyejmë shqiptarëve të vetmin borxh, Reforma në Drejtësi. Ka një shumicë aty jashtë që flasin për ditë por nuk dëgjohen si ne në televizor. Duke përfunduar reformën në drejtësi mund ta lajmë këtë borxh. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patozi: Edi Rama ka dalë jashtë kontrollit
Pas sherrit me Beqajn, Deda i përvishet Braçes: Të ka lënë Zoti përgjysmë »
Article Logic
Execution time: 0.0043740272521973
array(1) { ["section"]=> string(65) "tahiri-te-denojme-nje-here-ata-qe-nuk-jane-denuar-asnjehere-25280" }