Tahiri te "Sami Frashëri": Mësojuni fëmijëve të jenë të lirë dhe të jenë ata që duan në jetë

Publikuar tek: politike, më 13:33 07-03-2016 Tahiri te

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte sot me rastin e 7 Marsit, për të uruar dhe bashkëbiseduar me mësues dhe nxënës të shkollave të mesme “Sami Frashëri” dhe “Myslym Keta” në Tiranë. Pjesë nga mesazhi i Tahirit gjatë bashkëbisedimit:

“Unë jam shumë i privilegjuar dy herë si Saimir që kam mbaruar “Samiun” bashkë me shumë të rinj dhe të reja të tjerë. Pata mundësi ta them dhe më parë: “Samiu” është legjendë më vete. Kështu që, praktikisht, kam dhe unë privilegjin të jem pjesë e krenarisë kolektive, por edhe për detyrën që mbaj.

Dhe kam privilegjin sot që në emër të kolegëve të mi në Parlament dhe të kolegëve të mi në Qeveri të jem këtu dhe të ndaj këtë pjesë të gëzimit për t’i uruar mësuesve “Gëzuar 7 Marsin!”. 

Është profesioni më fisnik. Ne në fakt përveç 7 Marsit, me të drejtë mund t’ju ftojmë që ta festoni ditë për ditë sepse, ndër detyrat, kjo është detyra që i vlen më shumë shoqërisë, për sa kohë që nxjerr breza të tërë.

Unë bashkë me shumë shokë e shoqe të tjera, (sot të njohur ose jo, por sigurisht shumë të suksesshëm), kemi pasur fatin të kalojnë nga duart tuaja.

Unë dua t’ju uroj mësueseve dhe mësuesve këtu sot Gëzuar 7-Marsin!

Nuk ka asnjë dhuratë që mund të vlejë mirënjohjen që kemi ne, si brezat që kemi kaluar në duart tuaja, përballë gjithçkaje na keni dhënë për t'u bërë këta që jemi sot.

Duke përdorur eksperiencën time, për t’ju thënë modestisht, jepini mundësinë nxënëseve dhe nxënësve të jenë ata që duan të jenë, të jenë të lire, të kenë mundësinë të mendojnë ndryshe, të kenë mundësitë të përballen me idetë e tyre, të kenë mundësinë të përballen me të kundërtat e tyre dhe të kenë mundësinë të forcojnë bindjen për të vazhduar përpara, të lirë në rrugën e tyre. 

Unë besoj se dhurata më e mirë që mund t’i bëni fëmijëve është të kenë mundësinë që nën balancën ndërmjet disiplinës dhe lirisë të jenë të lirë të zgjedhin fatin e tyre dhe kjo është detyra më e shtrenjtë e juaja.

Gëzuar! Çdo 7 Mars është një ditë për të kujtuar mirënjohjen tonë ndaj jush.

Qeveria ka ndërmarrë një sëre iniciativash, të cilat forcojnë kapacitetin e sistemit tonë arsimor, për të mbrojtur dhe pasuruar sa më mirë asetin ose pasurinë më të madhe që kemi ne, që është dija.

Gëzuar dhe një herë! Mirënjohja shkon e gjitha për ju. Faleminderit për gjithçka keni bërë ndër breza. Faleminderit për gjithçka bëni sot.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet PS, Dade e Hafizi: Të debatojmë për incidentin me Blushin
Meta zbardh takimin me Ambasadorin Amerikan Donald Lu, çfarë u tha në bisedën mes tyre »
Article Logic
Execution time: 0.02124810218811
array(1) { ["section"]=> string(95) "tahiri-te-sami-frasheri-mesojuni-femijeve-te-jene-te-lire-dhe-te-jene-ata-qe-duan-ne-jete-34457" }