“Tahiri u dha kushërinjve Habilaj mjetin dhe skafin e tij për trafikun e drogës”, PD kërkon dorëheqjen e ministrit dhe Metës

Publikuar tek: politike, më 12:23 13-09-2015 “Tahiri u dha kushërinjve Habilaj mjetin dhe skafin e tij për trafikun e drogës”, PD kërkon dorëheqjen e ministrit dhe Metës Edmond Spaho, nenkryetar i PD

Si një parakusht për hetimin e sheh PD largimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga detyra. PD përmes Edmond Spahos ka kërkuar edhe dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta ndërsa i kujtoi edhe njëherë ministrit akuzat e oficerit të antidrogës.

“Kryetari i Parlamentit është akuzuar nga avokatët e qeverisë shqiptare për korrupsion, dhe provat e argumentat e tyre për rryshfetin e Metës janë pjesë e raportit që kanë paraqitur në Arbitrazhin e Vjenës.

Ministri i Brendshëm akuzohet nga një oficer i lartë i antidrogës me lidhje të forta me partnerët europianë, se është i implikuar me bandat më të rrezikshme të narkotrafikut në Jug”, tha Spaho para mediave ndërsa theksoi:

“Ndaj Partia Demokratike, përsërit kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të Ilir Metës dhe vendosjen e tij në dispozicion të një hetimi të plotë dhe të besueshëm për akuzat e bëra publike.

Largimi i Saimir Tahirit është parakusht për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë e të pandikuar mbi akuzat e tmerrshme dhe faktet e bëra publike për implikimin e tij në trafikun e drogës përmes kushërinjve Habilaj të cilëve ju ka vënë në dispozicion edhe automjetin e tij privat dhe skafin po në emër të tij”.

Dorëheqja e Metës dhe tahirit, sipas Spahos janë “rruga e shpëtimit të demokracisë dhe stabilitetit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “7 gjërat e Veliajt në 7 ditë”, por kryebashkiaku nuk mjaftohet: Jemi ende larg
Dekriminalizim brenda PD, gati komisoni për verifikimin e figurave, Halim Kosova kryetar »
Article Logic
Execution time: 0.018309116363525
array(1) { ["section"]=> string(127) "tahiri-u-dha-kusherinjve-habilaj-mjetin-dhe-skafin-e-tij-per-trafikun-e-droges-pd-kerkon-doreheqjen-e-ministrit-dhe-metes-20657" }