Tahiri: Vrasja e Remzi Hoxhës, një krim shtetëror që kulmonte te zyra e Sali Berishës

Publikuar tek: politike, më 14:50 05-11-2015 Tahiri: Vrasja e Remzi Hoxhës, një krim shtetëror që kulmonte te zyra e Sali Berishës

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahitit, ka thënë gjatë fjalës së tij në Parlament se Sali Berisha ka qenë në dijeni për zhdukjen e biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha, pasi është vënë në dijeni nga familjarët 3 ditë pas ngjarjes.

Tahiri e quajti vrasjen e Remzi Hoxhës një krim shtetëror, duke thënë se të gjithë vartësit e Berishës në atë kohë, përfshi edhe ish-shefin e SHIK, Bashkim Gazidete, kanë fshehur ngjarjen dhe nuk i kanë dhënë informacion Prokurorisë.

Sipas Tahirit, Ziso Kristopulli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha u rrëmbyen nga SHIK-u dhe u torturuan në Lezhë, ku edhe biznesmeni Hoxha nuk mundi të dilte i gjallë.

Fjala e plotë e ministrit Tahiri:

Në detyrën që ushtroj kam marrë takim me të birin e të ndjerit Remzi Hoxha,i cili ka kërkuar që Ministria e Punëve të Brëndshme të veprojë, që një prej të dënuarve Ilir Kumbaro të vuajë dënimin në Shqipëri.

Ka qenë një vonesë e qëllimshme që Ilir Kumbaro të mos vinte të vuante dënimin, vetëm e vetëm që të mos vinte këtu. Dosja disponohet dhe është mjaft e qartë për të gjithë ata që kanë patur përgjegjësi të tmerrshme, për ato që ju i quajtët eshtrat e një shqiptari të zhdukur në mënyrë të mistershme. Ish-kryeministri tha këtu që nuk ka qenë në dijeni, por është vënë në dijeni 3 ditë pas zhdukjes.
Në fakt është vënë në dijeni nga famijlarët. Është kontaktuar nga familjarët 3 ditë pas ngjarjes. Drejtori i SHIK-ut nuk ka kthyer përgjigje për muaj me rradhë nëse targa e makinës i përkiste SHIK-ut apo jo. Të gjithë në varësi personale e institucionale të Sali Berishës, nuk i kthenin përgjigje Prokurorisë nëse targa e makinës i përkiste SHIK-ut.

Ziso Kristopulli, Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj, janë rrëmbyer nga SHIK-u për t’u çuar në Lezhë ku janë torturuar, një prej të cilëve nuk ka dalë i gjallë.

Për mua personalisht, dhe këtu ndaj mendimin tim si deputet, ai ishte një krim shtetëror që kulmonte te zyra e Sali Berishës. Ministria do të bëjë çfarë është e mundur t’i kërkojë Anglisë të kapë edhe njëherë dhe të sjellë në Shqipëri të vetmin përgjegjës që është gjetur për ngjarjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Petro Koçi mbështet bonusin elektoral: Ja si mund të shmangen të fortët që blejnë votën
Kryeministri Rama gënjeu për meshën, dëshmitarët e nxjerrin zbuluar (VIDEO: Çfarë tha kryeministri) »
Article Logic
Execution time: 0.016927003860474
array(1) { ["section"]=> string(89) "tahiri-vrasja-e-remzi-hoxhes-nje-krim-shteteror-qe-kulmonte-te-zyra-e-sali-berishes-24735" }