Tahiri: Zyra e shërbimit unik, një mjedis pa korrupsion

Publikuar tek: politike, më 15:15 09-03-2015 Tahiri: Zyra e shërbimit unik, një mjedis pa korrupsion

Gjatë inagurimit të zyrës së shërbimit unik në Komisariatin nr.1 të Tiranës, ministri Tahiri vuri theksin te eleminimi i korrupsionit.

“Ky është një shembull mjaft i mirë për suksesin që mund të arrijmë , nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët tanë dhe nëpërmjet partneritetit privat. Partneriteti publik privat siç është dhe ky rast jep fryte të shpejta dhe në kohë , për ta bërë jetën e qytetarëve shumë më të mirë, shërbimet që jep shteti ndaj qytetarëve shumë më cilësore dhe në kohë dhe mbi të gjitha pa korrupsion”, tha ministri Tahiri.

Tahiri tha se është i angazhuar për ta bërë Policinë e Shtetit mjedisin e domosdoshëm ku qytetarët mund të vijnë me besimin që shqetësimi i tyre do të trajtohet në mënyrë të shpejtë e cilësore dhe pa korrupsion.

“është në vëmëndjen tonë, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore, qoftë dhe atyre që shkelin ligjin. Siç është në vëmëndjen tonë parësore hartimi i një plani strategjik lidhur me përmirsimin e kushteve të atyre që ndalohen në Policinë e Shtetit. Kemi filluar me zyrat e shërbimit me qytetarët sepse ju mar shëmbull Komisariatin numër një , ku ofrohen rreth 70 shërbime për afërsisht 100 qytetarë në ditë. Ndaj është parë më prioritare përmirësimi i shërbimit në mnëyrë thelbësore, eleminimi i korrupsionit”, deklaroi ministri tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Lu takim me ministrin Koka: I surprizuar nga Moratoriumi i Gjuetisë
Mustafa takon Metën dhe Bashën, bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit »
Article Logic
Execution time: 0.031382083892822
array(1) { ["section"]=> string(58) "tahiri-zyra-e-sherbimit-unik-nje-mjedis-pa-korrupsion-5364" }