Takaj-Josa, presidenti dhe trajneri i ‘’Skënderbeut’’ përplasen për Hamdi Salihin

Publikuar tek: sport, më 10:29 25-08-2015 Takaj-Josa, presidenti dhe trajneri i ‘’Skënderbeut’’ përplasen për Hamdi Salihin Mirel Josa dhe Ardjan Takaj

Përplasen Josa me Takajn, trajneri dhe presidenti i ‘’Skënderbeut’’ për sulmuesin Hamdi Salihi. Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj bën një deklaratë pas asaj çfarë tha trajneri Josa në lidhje me Salihin, duke bërë krejtësisht të paditurin për çfarë po ndodh, por njëkohësisht duke sulmuar trajnerin.

Trajneri Josa, në konferencë për shtyp ka bërë me dije se Salihi do të luajë në kampionatin Israelit me ‘’Makabi Haifa’’ duke lënë të nënkuptohen se shkodrani ka mbyllur gjithçka me ''Skënderbeu''-n. I menjëhershëm ka qënë reagimi i presidentit Takaj,  i cili ka mbetur i habitur nga kjo deklaratë e Josës për mediet shqiptare dhe kroate.

I pyetur për ato çfarë Josa deklaroi në konferencë për shtyp Takaj shkurt tha: "Josa nuk e ka informacionin e duhur lidhur me largimin ose jo të Hamndi Salihit."

Më tej bosi i kampionëve vijoi. "Me lojtarin e njohur nuk është mbyllur asgjë për qëndrimin e tij tek Skënderbeu."

Formacioni që do të luajë sot me Dinamon e Zagrebit përbëhet nga Shehi, Vangjeli, Radas,Jashanica, Arapi, Progni, Lilaj, Shkëmbi, Nimaga, Berisha dhe Latifi. Hamdi Salihi nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë e per pasojë nuk është nisur me ekipin drejt Zagrebit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëri-Protugali, “provë gjenerale” për ndeshjen kundër Serbisë
KF Tirana zbardh mashtrimin. Si 4 persona nga Bregu i Fildishtë përdorën e klubit për realizimin e skemës »
Article Logic
Execution time: 0.021426916122437
array(1) { ["section"]=> string(82) "takaj-josa-presidenti-dhe-trajneri-i-skenderbeut-perplasen-per-hamdi-salihin-19122" }