Takim me Aldo Baren? Etilda Gjonaj i përgjigjet ashpër Nokës: Je i diskretituar

Publikuar tek: politike, më 20:44 13-03-2018 Takim me Aldo Baren? Etilda Gjonaj i përgjigjet ashpër Nokës: Je i diskretituar

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Flamur Noka, se gjatë vizitës së saj në burgun e Peqinit ka takuar kreun e bandës së Lushnjes, Aldo Baren.

Gjonaj e quan sulm të ulët ndaj saj deklaratën dhe thotë se Noka është një prej figurave më të diskredituara të opozitës, Gjonaj shprehet se vizita e saj brenda burgut të sigurisë së lartë është zhvilluar brenda normalitetit të saj si Ministre e Drejtësisë.

Reagimi:

“Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.

Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë.

Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirë edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka”, shprehet Etilda Gjonaj.

Më herët deputeti Flamur Noka postoi në rrjetet sociale një koment mbi takimin e Gjonajt me Aldo Baren.

“Ministrja e Drejtësisë sot zhvilloi një vizitë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin .Dhe çuditërisht i shkon në qeli Aldo Bares. Te jete vallë rastësi apo e planifikuar ??? Cfarë mesazhi po përpiqet të përcjell ministrja me këtë vizite ??? A po shantazhon dikë Edi Rama duke i cuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet një ndjeshmëri e tillë e Edi Ramës për kushtet e Aldo Bares kur ndërkohë nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me një të rënë të lapsit 26 mijë familje që nuk kanë as bukë për fëmijët …A e patë se si ministrja lumturohej kur krerët e bandës Lushnjes flisnin me gjuhën e Edi Rames????A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk është Kryeministër i shqiptarëve por i bandave dhe krimit ??”, shkroi Flamur Noka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhvillohet në Tiranë takimi vjetor BE, rikonfirmohet bashkëpunimi
Çështja e detit, flet Bushati: Grekët e quajnë të vdekur marrëveshjen e 2009-s, jemi drejt përfundimit të… »
Article Logic
Execution time: 0.0043089389801025
array(1) { ["section"]=> string(84) "takim-me-aldo-baren-etilda-gjonaj-i-pergjigjet-ashper-nokes-je-i-diskretituar-113166" }