Takim me biznesin e vogël, publikohen 3 PROPOZIMET që do u shërbejnë sipërmarrjeve

Publikuar tek: ekonomi, më 16:45 09-04-2018 Takim me biznesin e vogël, publikohen 3 PROPOZIMET që do u shërbejnë sipërmarrjeve Jorida Tabaku

Në një takim me Shoqatën e Biznesit të Vogël, Partia Demokratike i ka propozuar projektin me anë të së cilit pretendohet të krijohen lehtësira për sipërmarrjen.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku nëpërmjet një statusi në facebook, Tabakau shprehet se vendimi i qeverisë rrezikon të prekë jetët e tyre dhe gjithashtu të prodhojë një shtrëngesë artificiale në interes të pak bineseve.

Sakaq, ka prezantuar projektin që sipas Tabakut do shërbejë për lehtësi ndaj bizneseve.

Postimi i plotë:

Sot ishim të ftuar nga Shoqata e Biznesit të Vogël për të dëgjuar shqetësimet e tyre mbi vendosjen e TVSH. Për rreth dy orë anëtarët e shoqatës treguan qartë se çfarë do të thotë për to aplikimi i zinxhirit të TVSH-së:

• Mbylljen e 50 mijë bizneseve të vogla

• Rritjen e çmimeve nga 8% deri në 16% për çdo produkt përfshirë edhe produktet e shportës.

• Biznesit të Vogël do t’i rriten kostot si pasojë e shpenzimeve shtesë që duhet të kryejë për kontabilistin apo llogaritarin dhe do të ketë një fitim më të ulët.

• Rritje të papunësisë si pasojë e mbylljes së bizneseve apo shkurtimit të stafit prej shpenzimeve më të mëdha. Në kushtet kur shumica e sipërmarrjeve në vend janë Biznes i Vogël vendimi i qeverisë rrezikon të prekë jetët e tyre dhe gjithashtu të prodhojë një shtrëngesë artificiale në interes të pak bizneseve. Ne në fund të takimit prezantuam projektin tonë që jemi të bindur se do t’u shërbejë jo vetëm bizneseve të vogla por edhe ekonomisë:

• Rritjen e limitit mbi të cilën aplikohet TVSH në 12 milionë lekë, duke përcaktuar segmentin 0-12 milionë lekë për biznesin e vogël.

• Taksë 0.5% e xhiros që do të paguhet 3 herë në vit nga Biznesi i Vogël

• Shmangie e kontrolleve abuzive tatimore përmes pullës fiskale që do të vendoset në hyrje të çdo Biznesi të Vogël. Vetëm këto lehtësira ndihmojnë biznesin dhe sipërmarrjen për të dalë nga ngarkesa e rëndë dhe e pakuptimtë fiskale ku janë sot.

Ne besojmë tek tregu i lirë dhe iniciativa e gjithsekujt. Ne besojmë se qeveria nuk duhet të krijojë monopole por duhet të sigurojë ekzistencën e tregut të lirë dhe barazisë së mundësive për këdo. Sot, ne i premtuam Biznesit të Vogël që do të kenë mbështetjen tonë për çdo protestë ndaj qeverisë që i ngarkon shqiptarët përditë e më shumë.

Më shumë në këtë kategori: « Rënia e euros dhe dollarit, kursimet e shqiptarëve zhvlerësohen në mbi 200 milionë euro
»
Article Logic
Execution time: 0.022129058837891
array(1) { ["section"]=> string(88) "takim-me-biznesin-e-vogel-publikohen-3-propozimet-qe-do-u-sherbejne-sipermarrjeve-116267" }