Takimi Basha-Kerry, zbulohen emrat e deputetëve që do shoqërojnë kreun e PD

Publikuar tek: politike, më 18:46 13-02-2016 Takimi Basha-Kerry, zbulohen emrat e deputetëve që do shoqërojnë kreun e PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Kerry vjen nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare, ndërsa takimi me kreun e opozitës do të zhvillohet në ambientet e hotel “Rogner”.

Më herët është njoftuar se Basha do të shoqërohet në takim nga 4 deputetë demokratë dhe sipas Ora News ata janë: Edi Paloka, Edmond Spaho, Jorida Tabaku dhe Aldo Bumçi.

Kerry do të zhvillojë gjithashtu takime me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa në aeroport do të pritet nga presidenti Bujar Nishani. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama refuzon takimet me zyrtarët e BDI dhe PDSH
Kodheli-mediave gjermane: Përmendni shqiptarët, por askush nuk flet për 200 mijë polakët që iu vijnë në vit »
Article Logic
Execution time: 0.023053169250488
array(1) { ["section"]=> string(80) "takimi-basha-kerry-zbulohen-emrat-e-deputeteve-qe-do-shoqerojne-kreun-e-pd-32493" }