Takimi Basha-Nuland: Denoncim në Prokurori shkeljeve në zgjedhje, maxhoranca mungesë vullneti për dekriminalizimin

Publikuar tek: politike, më 17:28 13-07-2015 Takimi Basha-Nuland: Denoncim në Prokurori shkeljeve në zgjedhje, maxhoranca mungesë vullneti për dekriminalizimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë pas takimit me Ndihmës Sekretaren e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland, se ka marrë mbështetjen e saj për zgjidhjen e problemeve në Shqipëri si korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Basha tha se në qendër të diskutimeve kanë qenë problemet e zgjedhjeve vendore, kandidimi i persoave të inkriminuar, blerja masive e votës dhe presioni ndaj opozitës.

Pata mundësinë ta njoh me zhvillimiet më të fundit, ku për fat të keq pavarësisht thirrjeve nga zyrtarët amerikanë për të mos u vënë nën presion zgjedhësit, komisionerët dhe opozita, ishte pikërisht kjo që ndodhi. Pati blerje masive të votës, pati presioni, pati përfshirje masive të krimit të organizuar, pavarësisht se u kërkua dorëheqja e kandidatëve të inkriminuar”, tha Basha.

Basha tha se një tjetër temë për të cilën u diskutua me Ndihmës Sekretaren e Shtetit Amerikan për Europën dhe Eurazinë, ishte situata e korrupsionit në vend. Sipas Bashës, kjo situatë është më alarmante në Dogana dhe Tatimet, ku janë vjedhur qindra miliona euro që duhet të ishin ivestuar në të mirë të qytetarëve.

Më herët Nuland ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani ku ndër të tjera është vlerësuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për çështjet e sigurisë. Duke u ndalur në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi se “Prania dhe vëmendja e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet jetike, pasi tentativat për destabilizimin e këtij rajoni mbetet një sfidë shumë serioze.”

Gjatë takimit u bisedua edhe mbi zgjedhjet vendore në Shqipëri, ku Presidenti Nishani theksoi nevojën e leximit me përgjegjësi nga të gjithë aktorët politik të raportit të OSBE/ODIHR-it, për të evidentuar dhe adresuar problematikat reale.

Dduke vlerësuar edhe angazhimin e Ambasadorit amerikan në Tiranë, Presidenti i Republikës evidentoi dekriminalizimin si një prej betejave reale të shoqërisë shqiptare. Kreu i Shtetit vuri në dukje se: “dekriminalizimi i politikës dhe institucioneve publike shqiptare mbetet një prej sfidave shumë e rëndësishme për vendin, pasi përfshirja e elementëve kriminalë në skenën politike dhe institucionet shqiptare përbën një kërcënim real për demokracinë dhe shoqërinë shqiptare”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KQZ/ Rrëzohet kërkesa e PD, kërkoi pavlefshmëri zgjedhjesh në 8 qendra në Durrës
Rama-Schulz: Kryesfida e vitit reforma në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.026176929473877
array(1) { ["section"]=> string(118) "takimi-basha-nuland-denoncim-ne-prokurori-shkeljeve-ne-zgjedhje-maxhoranca-mungese-vullneti-per-dekriminalizimin-16083" }