Ambasadori Donald Lu dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare janë takuar mbrëmjen e djeshme për herë të parë. Lu e ka konsideruar Kadarenë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë dhe një thesar kulturor për Shqipërinë. Takimi u zhvillua gjatë kohës që jashtë kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Washington D.C, valvitej flamuri shqiptar në nder të shkrimtarit Ismail Kadare.