Takimi Dule-Bruce: Zgjedhjet ishin 2 hapa para dhe 3 hapa mbrapa, kishte retorikë ekstremiste nacionaliste

Publikuar tek: politike, më 19:11 01-07-2015 Takimi Dule-Bruce: Zgjedhjet ishin 2 hapa para dhe 3 hapa mbrapa, kishte retorikë ekstremiste nacionaliste

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule është takuar sot me Andreë Bruce përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE-ODIHR. Dule u shpreh se në vlerësimin e tij dhe të partisë që ai drejton, këto zgjedhje ishin 2 hapa para dhe 3 hapa mbrapa si vallja e Echternach.

Kreu i PBDNJ, Dule u ndal në problematika të hasura gjatë procesit zgjedhor ku sipas tij, u konstatuan precedentë antiligjor duke patur përballë struktura qeveritare si dhe struktura shtetërore të cilat u implikuan në këtë proces.

“Blerja masive e votës, retorika ekstreme nacionaliste, mos përputhja e vulave të sigurisë si dhe shkeljet të tjera flagrante që sollën diferenca të theksuara midis votave për kryetar dhe atyre për këshillë, çuan tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve”, është shprehur Dule.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Vora”/ KQZ shtyn për nesër shqyrtimin e ankimimit të LSI
Mesila Doda mungon në mbledhjene grupit të PD-së: Nuk më ftuan »
Article Logic
Execution time: 0.098659992218018
array(1) { ["section"]=> string(110) "takimi-dule-bruce-zgjedhjet-ishin-2-hapa-para-dhe-3-hapa-mbrapa-kishte-retorike-ekstremiste-nacionaliste-15116" }