Takimi i Edi Ramës me Mimoza Kusari Lilën revolton qytetarët, shpërthejnë në komente kundër

Publikuar tek: politike, më 10:58 14-01-2016 Takimi i Edi Ramës me Mimoza Kusari Lilën revolton qytetarët, shpërthejnë në komente kundër

Edi Rama ka pritur në zyrën e tij Mimoza Kusari Lilën, kryetaren e Komunës së Gjakovës në Kosovë.

Lila e mrekulluar nga takimi konstruktiv që ka patur me Ramën, tregon se është e lumtur të vazhdojë bashkëpunimin me kryeministrin.

“Kryeministri Rama me përkushtimmbështet projektet e zonës së Malësisë së Gjakovës në të dy anët e kufirit shqiptar.

Takimi pati synim informimin e Kryeministrit me projektet e përbashkëta të cilat Komuna e Gjakovës bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit i ka planifikuar për vitin 2016 në fushat: turizëm malor, agrikulturë, infrastrukturë rrugore dhe zhvillimi i zejeve të përbashkëta.

E lumtur të vazhdojmë punën me Kryeministrin Rama në projektet e përbashkëta ndërkufitare”, thekson Lila.

Por menjëherë shpërthejnë komentet kundër. Shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë komentojnë gjatë për takimin dhe se sipas tyre do të sjellë asgjë të mirë.

“Po Shqipërinë e ka ba fushe me lule dhe tani i ka mbetë vetëm Gjakova,’’, shkruan një komentues.

 

 mimozakusarililaedirama2

*****

Dhe ja disa nga reagimet e qytetarëve (fjalët fyese të të cilave i kemi censuruar), Mes tyre ka edhe pozitive pozitike:

Bashkim Ngjeci

Kryetare ju mund ta vazhdoni bp me Edvinin, pasi eshte ceshtje juaja por harroje se ai do ju mbeshtese ne projektet e zhvillimit te zonave rurale malore pavaresisht misionit te Fondit te Zhvillimit te Zonave Malore. Ent...See More

Hysen Jasiqi

Po shqiperin e ka ba fushe me lule dhe tani i ka mbete vetem gjakova,mos besoni ne kete mashtrues

Brahim Kuqi

Rrespekt Rama Mimoza ni pytje a ja shtrove Rams..? Kur po nai hek ato koliba ne kufirin Tropoj Kosov se kolibat ikem pas 100 vjet ne koh te partis Turp per tiranen zyrtare e pr prishtinen zyrtare nese nuk i hekin ato koliba neper male tona.. Une ne ...See More

Binak Imeraj

Pa sa i ka zgjerue Genjeshtrat edhe ne kosov po mashtron,Z Kusari ju jeni nje vajze e zgjuar e nuk duhet ti besoni,  premtimet i ka te medha por realizimet i ka zero vetem per te shkaterruar eshte i pari ju lutem mos e hani dhe ju sapunin per djathe Respekt per ju

Selim Dermishaj

Po mos u genjë moj zonjë, e urren Kosoven e veriun,ai i sherben klaneve sllave.po ndoshta po kërkon ndonjë trualle ku të investoje në Kosove.për ti pastruar parate e pista që ka vjedhe në Shqipëri.

Mili Rafuna

Edhe foton e ismail qemajlit po e nenvlerson plus e ka specialitet me keqperdor qe me i ba budall shqiptart kinse eshte pro shqiptar paramendoni nje pro grekosllav....

Lana Kasa

Hajde komente hajde ku jeni o dashamires te Shqiprise, vetem mllef. Shkoni ju I zgjidhni problemet, Shqipria eshte e gjitheve asnje sju pengon.

Rromann Man

O te lumt je vertet per cdo lavdat...e bashk me kryeministrin e kombit arrin cdo projekt...suksese

Enver Tocilla

I ka knaq kto te Shqiperise ,tani u eshte kthyer juve por edhe ju jeni bere njesoj.

Dashamir M Tocilla

Fotoja me personin me te urryer te shqiptarve te kosoves e Shqipris vetem ca komunist qe e duan dhe ca grek, po ky a nuk sheh ca ban me shqiptaret e Shqipris e do tu rregulloj ju nje njeri qe ska ne rregull familjen si mund te rregulloj shtetin me mir fshije ket foto mos e ul veten me kete njeri qe sesht vetem njeri zonja Mimoza.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas 2 orësh takim mbrëmë, Rama shkon te Kryesia e Kuvendit për të takuar sërish Metën
Tahiri nga Vlora flet për Reformën në Drejtësi: Të kryhet sa më shpejt »
Article Logic
Execution time: 0.0043728351593018
array(1) { ["section"]=> string(96) "takimi-i-edi-rames-me-mimoza-kusari-lilen-revolton-qytetaret-shperthejne-ne-komente-kunder-29965" }