Takimi i Kosovës me banorët e Qesarakës: Ujë 24 orë, do të hiqen depozitat nga taracat

Publikuar tek: politike, më 17:21 28-05-2015 Takimi i Kosovës me banorët e Qesarakës: Ujë 24 orë, do të hiqen depozitat nga taracat

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka diskutuar sot me banorët e Qesarakës projektet e tij për kryeqytetin. Kosova i është përgjigjur edhe pyetjeve nga banorët për problemet në zonën e tyre.

“Do të bëhen dy linja për kalim biçikletash, njëra te liqeni dhe njëra nga zona e lumit, në mënyrë që të jetë një rrugë panoramike, pasi çdo vit shtohen me 10% përdoruesit e biçikletës. Besnik Aliaj, një nga urbanistët më të mirë në Shqipëri më ka shpjeguar se si do të jetë Tirana në të ardhmen. Do të jetë si një fushë e madhe që vazhdon në drejtim të Lezhës. Në kurorën eTiranës do të ketë shumë pika turizmi dhe sportesh”, u shpreh Kosova.

Kandidati I i PD njoftoi edh për projektin që do t’i mundësojë banorëve të Tiranës ujë 24 orë.

“Do të shtohen stacionet e autobusëve dhe do të ketë një mirëorganizim i ideve dhe mundësive që kemi për këtë Tiranë të madhe, do të bëhet një lehtësim i madh për të gjithë. Banorët e Tiranës më në fund do të kenë mundësi që të shohin se si do ti shtohet bukuria qytetit. Tiranës do ti hiqen të gjitha depozitat e ujit nga taracat , pasi do të ketë 24 orë ujë. Bashkia e Tiranës do të bëjë atë që të jetë shumë njerëzore me gjithë energjinë e saj, dhe të mos ndodhë siç ndodhi me energjinë elektrike” ka thënë Halim Kosova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Rrëzimi" i pallateve te Liqeni, Veliaj: Kjo është fitorja jonë e parë kundër SHQUP-it në bashki
Banori-Kosovës: Vojo Kushi një spiun jugosllav, do t’ja heqësh emrin rrugës? »
Article Logic
Execution time: 0.031207084655762
array(1) { ["section"]=> string(90) "takimi-i-kosoves-me-banoret-e-qesarakes-uje-24-ore-do-te-hiqen-depozitat-nga-taracat-12174" }