Takimi i Metës me Papa Françeskun, jehonë në mediat italiane

Publikuar tek: barometri, më 08:17 19-09-2018 Takimi i Metës me Papa Françeskun, jehonë në mediat italiane

Vizita e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në Vatikan, audienca e veçantë me Papa Françeskun dhe takimi me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin kanë bërë jehonë të madhe në mediat prestigjoze italiane, që e kanë pasqyruar gjerësisht këtë vizitë. 

 

“La Stampa”, gazeta e njohur dhe më e vjetër italiane i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj vizite. “Papa dhe Presidenti i Shqipërisë, diskutime për integrimin në Europë dhe situatën në Ballkan”, është titulli që shoqëron shkrimin ku një hapësirë të madhe i dedikohet forcimit të raporteve tradicionale mes Shqipërisë e Selisë së Shenjtë, që ka sjellë kjo vizitë.

“Acistampa.com”, duke trajtuar me një artikull të veçantë vizitën tepër sinjifikative të Metës në Vatikan i ka kushtuar vëmendje mesazheve për përqëndrimin më të madh të angazhimit për forcimin e rolit të rinisë, temë për të cilën Presidenti shqiptar dhe Ati Shenjtë diskutuan posaçërisht.

“Farodiroma.it”, një tjetër media e njohur në Itali ka pasqyruar gjerësisht vizitën e Metës në Vatikan. Inkurajimi që Papa Françesku i bëri nëpërmjet Presidentit, proceseve integruese të Shqipërisë drejt BE, është trajtuar gjerësisht. Por një vëmendje e veçantë, kjo media i ka kushtuar edhe dhuratës tepër simbolike, ikonën e Shën Marisë, “Puthja e ëmbël” që Meta i bëri Atit të Shenjtë.

“AgenciaNova”, “Il Gazzettino”, “Toscana Oggi” dhe padyshim edhe “Ansa” , “Il Messaggero”, “Il Mattino” dhe RAI e kanë pasqyruar gjithashtu takimin e kreut të shtetit shqiptar me Papa Françeskun.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.35716390609741
array(1) { ["section"]=> string(66) "takimi-i-metes-me-papa-franceskun-jehone-ne-mediat-italiane-134842" }