Takimi i Ramës me 61 kryebashkiakët, s’bien dakort të PD-së. Frrokaj: Do shkoj. Mziu: Unë jo

Publikuar tek: politike, më 06:24 03-07-2015 Takimi i Ramës me 61 kryebashkiakët, s’bien dakort të PD-së. Frrokaj: Do shkoj. Mziu: Unë jo

Siç është paralajmëruar tashmë, kryeministri Rama do të organizojë një takim me 61 kryebashkiakët e rinj të zgjedhur nga lokalet. Rama do ta mbajë këtë takim ditën e hënë në orën 12:00 në Kryeministri. Megjithatë, të zgjedhurit  nga PD duket se nuk kanë rënë dakort për të qenë të gjithë bashkë në këtë takim.

Voltana Ademi e Shkodrës ka thënë për Gazetën Shqiptare se ky takim mund të ketë efektin e një “show”.

“Ju konfirmoj që nuk kam marrë ndonjë ftesë për ndonjë takim . Çdo ftesë për takim ka një agjendë sepse ftesa mund të jetë edhe show. Unë nuk jam person i showt, aq më tepër me piciret që kemi hequr në Shkodër. Por unë dua të jem pozitive. Për aq kohë sa nuk kam një ftesë nuk mund të them asgjë”, ka thënë kryebashkiakja Ademi.

Ndërsa Frran Frrokaj i Lezhës është treguar i gatshëm për të qenë pjesë e këtij takimi.

“Në këtë moment që flasim nuk më ka ardhur ndonjë ftesë por patjetër që do të shkoj. Pa asnjë lloj diskutimi”, ka thënë Frrokaj.

Jo kaq i gatshëm ka qenë kryetari i Bashkisë së kamzës i cili duket se nuk do të jepë pjesë pai pret konfirmimin e mandatit nga KQZ-ja.

“Nuk do marr pjesë sepse akoma nuk është marrë konfirmimi nga KQZ për mandatin”, tha thënë Mziu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri debat me gazetarët: Dora që goditi Ibrahim Bashën ndodhet në Tiranë
Xhindi: Rama nuk lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.025063991546631
array(1) { ["section"]=> string(93) "takimi-i-rames-me-61-kryebashkiaket-s-bien-dakort-te-pd-se-frrokaj-do-shkoj-mziu-une-jo-15237" }