Takimi i vendeve të Energy Charter, Gjiknuri: TAP i ka hapur vendit mundësi komunikimi me shtetet e tjera

Publikuar tek: ekonomi, më 10:03 13-07-2016 Takimi i vendeve të Energy Charter, Gjiknuri:  TAP i ka hapur vendit mundësi komunikimi me shtetet e tjera

Sot u realizua takimi i katërt mes vendeve të Energy Charter.  Gjatë takimit në prani të medias, u fol për zhvillimin që ka pësuar sektori i energjitikës.  Ministri i Energjitikës, Damjan Gjiknuri u tregua shumë optimist përsa i përket zhvillimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë sektor.

“ Bashkimi i tregjeve rajonale energjitike është një ndër elementët që ndikon në komunikimin me shtetet e tjera. Organizimi i tregut të përbashkët me Kosovën është më i rëndësishmi.

Reformat po kryhen në përputhje me kërkesat e BE. TAP i ka hapur Shqipërisë mundësi të tjera komunikimi me shtete e tjera. Do të bëjmë të mundur heqjen e barrierave rregullatore. Po punohet për rehabilitimin e digës”- tha ministri.

Energjitika është një sektor shumë i rëndësishëm dhe për këtë arsye, sipas tij do bëhet e mundur lidhja me vendet fqinje, si dhe eleminimi i kostove.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025547027587891
array(1) { ["section"]=> string(109) "takimi-i-vendeve-te-energy-charter-gjiknuri-tap-i-ka-hapur-vendit-mundesi-komunikimi-me-shtetet-e-tjera-46418" }