Takimi “kokë më kokë’ i Fatmir Mediut me njeriun e Ramës, “kapen mat” në lokalin e Tiranës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:44 02-05-2017 Takimi “kokë më kokë’ i Fatmir Mediut me njeriun e Ramës, “kapen mat” në lokalin e Tiranës

Gjatë ditës së djeshme një foto ku shfaqeshin kreu i PR, Fatmir Mediu dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi bëri bujë për vetë pozicionet ekstreme që mbajnë dy personazhet në politikën shqiptare.

Mediu ka treguar të vërtetën lidhur mbi këtë takim midis tij dhe Agaçit.

“ Në këto momente që po bisedojmë bashkë unë jam duke biseduar me gazetarin Lutfi Dervishi, nëse doni mund të na bëni një foto. Unë jam fotografuar në një lokal tek shtëpia ime dhe mund t’ju them se Engjëlli dhe unë jetojmë në të njëtin pallat ndaj dhe pimë një kafe. Duhet të mos pimë as kafen tani si në kohën e komunizmit, se mos na prishet biografia? Nuk ishte asgjë!”, pohoi Mediu.

Ndërkohë i pyetur lidhur me tematikën e bisedës, Mediu u përgjigj me ironi “po flisnim për 1 majin”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pushohen nga puna dy gazetarët e njohur burrë e grua, shkak një status në facebook
Habit shkodrani: më kanë futur në listat e kandidatëve me zor, nuk dua të bëhem deputet »
Article Logic
Execution time: 0.019659042358398
array(1) { ["section"]=> string(91) "takimi-koke-me-koke-i-fatmir-mediut-me-njeriun-e-rames-kapen-mat-ne-lokalin-e-tiranes-77132" }