Takimi me Glover, Vasili: Të nisim sa më shpejt ndreqjen e vërejtjeve të Raportit të OSBE

Publikuar tek: politike, më 11:01 14-10-2015 Takimi me Glover, Vasili: Të nisim sa më shpejt ndreqjen e vërejtjeve të Raportit të OSBE

Përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama dhe Petrit Vasili janë shprehur pas takimit me përfaqësuesen e OSBE në Shqipëri, Audrey Glover, LSI-ja është e vendosur të ofrojë kontributin e vetë për të ndrequr vërejtjet e OSBE në Raportinë për zgjedhjet vendore.

“LSI-ja është e vendosur të ofrojë kontributin e vetë për të gjitha rekomandimet e OSBE si dhe do punojmë për çdo vërejtje në raport që më në fund pas 25 vitesh Shqipëria të mos jetë më pjesë e Raporteve me zgjedhje problematike”, ka thënë Vasili.

Ndërsa Luan Rama u shpreh se është e rëndësishme që të mos harxhohet më kohë gjë për të cilën u ra dakort edhe me Glover për përcaktimin e axhendës dhe zgjidhjen e problemeve në një tryezë të përbashkët.

“Kemi duskutuar me zorin glover për të gjitha momentet e konsiuderuara problematike në raport, kemi propozuar që tavolina e përbashkët të jetë ajo që do të adresojë problematikat. Problematikat e tjera, kemi dtheksuar dhe theksojmë që fillimi në kohën e duhur ka të bëjë me respektimin e regullores. Bërja në kohë nuk do të thotë se ne jemi në kohë, ne jemi vonë në kohë. Ramë dakort se që tani duhet të programohet puna dhe të përcaktohet axhenda duke u ulur në tyrezë të përbashkët me qëllim që të shkojmë gradualisht në kohën zgjedhore me standartet e OSBE-së që Shqipëria pas 25 vitesh të mos jetë më vend që ka probleme me zgjedhjet”, u shpreh Luan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama, darka në restorantin e biznesmenit kumanovar në qendër të Pragës
Ish-drejtori i Doganave e Tatimeve, Ago: Një përgjigje për Crown Agents »
Article Logic
Execution time: 0.037920951843262
array(1) { ["section"]=> string(93) "takimi-me-glover-vasili-te-nisim-sa-me-shpejt-ndreqjen-e-verejtjeve-te-raportit-te-osbe-23093" }