Takimi me kryebashkiakët e rinj, Rama: Mbështetje pa dallim partiak, na presin sfida të mëdha

Publikuar tek: politike, më 11:40 06-07-2015 Takimi me kryebashkiakët e rinj, Rama: Mbështetje pa dallim partiak, na presin sfida të mëdha

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me 46 kryetarët e rinj të bashkive nga koalicioni i ASHE-së dhe 2 kryebashkiakët e Partisë Demokratike, Niko Shupuli i bashkisë së Përmetit dhe Arqile Decka i bashkisë së Dropullit, të cilët kanë vendosur të jenë të pranishëm në takim edhe pse kryebashkiakët e tjerë të djathtë njoftuan se do të mungojnë.

Në fillim të fjalës së tij, Rama ka falënderuar dy kryetarët e djathtë dhe ka shprehur keqardhjen për mungesën e kryetarëve të djathtë që kishin konfirmuar fillimisht prezencën e tyre.

“Përfitoj nga rasti të falënderoj kryetarët e bashkive të Përmetit dhe Dropullit, Jam i keqardhur që pjesa tjetër nuk ka hipur mbi lartësine e atij meazhit të famshëm “kam frikë se më shohin”, dhe po ashtu jam i keqardhur se ky është një takim me një rendësi të posaçme dhe mungesa e kryetarëve të bashkive që kishin konfirmuar dhe rrefuzuan të konfirmojnë është një dëm i drejtpërdrejtë për punën e tyre dhe shërbimin ndaj komunitetit”, ka thënë Rama.

Më pas kryeministri Rama u shpreh se qeveria nuk do të kursejë bashkëpunimin me asnjë bashki, qoftë e djathtë apo e majtë, nëse sipas Ramës, “të zgjedhurit janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë” dhe nuk zgjedhin ta sulmojnë atë.

“Është një tranzicion i rëndësishëm dhe aspak i lehtë i kalimit nga njësitë e vjetra në 61 njësite e reja.

Duhet të jemi bashkë për tu përballur me një sërë problematikash të pushtetit vendor. Dua ta nënvizoj që në fillim se qeveria do të mbështesë pa asnjë rezervë të gjithë bashkitë e vendit dhe të gjithë kryetarët e bashkive që do të kenë vullnetin dhe dëshirën të bashkëpunojnë me qeverinë. Nuk do tju lutemi për bashkëpunim se ne besojmë se është e drejta e çdonjërit të synojë bashkëpuniomin me qeverinë ose ta akuzojë atë. Do të mbështesim pa asnjë dallim politik dhe partiak të zgjedhurit që janë të gjatshëm të bashkëpunojnë me ne.

Shpreh edhe njëherë keqardhjen, dhe uroj të dalin sa më parë nga guacka mbytëse e partisë së tyre dhe të vihen një orë e më parë në shërbim të komuniteteve të tyre, duke kuptuar një orë e më parë se janë kryetarë të të gjithë zgjedhësve pavarësisht se kë kanë zgjedhur të votojnë.

Ne nuk i ndajmë bashkitë në të kuqe dhe blu, harmonizimi i veprimeve tona bashkarisht është një parakusht për suksesin, dhe jam i bindur që fillimi i zbatimt të reformës administrative territoriale është sfida më e madhe në jetën tonë politike.

Është një sfidë që kërkon një pasion të madh, një vizion të qartë dhe administrata të afta për ta lehtësuar vizionin dhe padyshim një lidership kurajoz”, ka thënë Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Niko Shupuli thyen ‘’paktin’’ e të djathtëve, shkon në takimin me Ramën
Gilberto Jaçe përshëndet vendimin e rivalit të tij tashmë kryebashkiak, për takimin me Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.018403053283691
array(1) { ["section"]=> string(96) "takimi-me-kryebashkiaket-e-rinj-rama-mbeshtetje-pa-dallim-partiak-na-presin-sfida-te-medha-15426" }