Takimi me Ramën, Meta zbulon çështjet që diskutoi me kryeministrin kokë më kokë në Presidencë

Publikuar tek: politike, më 11:21 14-06-2018 Takimi me Ramën, Meta zbulon çështjet që diskutoi me kryeministrin kokë më kokë në Presidencë

Presidenti i Republikës Ilir Meta komenton takimin e djeshëm me kryeministrin Rama. Në një prononcim për gazetarët me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut teksa dha mesazhe për këtë kauzë kreu i Shtetit u pyet nga gazetarët edhe lidhur me takimin me kreun e Qeverisë.

 

Meta u shpreh se takimi me Ramën ishte normal ku i diskutua rreth çeljes së negociatave me BE-në dhe marrëveshjes së detit me Greqinë. Për këtë të fundit Meta u shpreh se Institucioni i Presidentit kërkon më shumë informacione serioze.

“Takimi i djeshëm me kryeministrin Rama ka qenë një takim normal ku janë diskutuar çështje të ndryshme lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave ku shpresojmë se një vendim pozitiv të merret gjatë këtij muaji dhe natyrisht që edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme sepse intitucioni i Presidentit pret informacione edhe më serioze”, tha ai.

Ndërsa i pyetur më tej se çfarë kërkon më shumë nga Rama që nuk e sheh si serioze, Meta u përgjigj: "Së pari kryeministri Rama nuk ka rol për të informuar për negociatat se nuk është përgjegjësi i drejtëpërdrejtë, nuk është negociator ne kemi bërë një vlerësim të situatës së deritanishme. Kështu që çështja e komunikimit ka qenë sa i përket informacioneve nga ministria e Jashme”.

Më tej Meta preku edhe çështjen e ngritjes së një kampi trajnimi  të ish luftërët e ISIS në Shqipëri.

“Nuk e kemi diskutuar këtë çështje, por unë medoj se ky vendim duhet të merret në dialog. Të ecim në mënyrën më transparente, më të përgjegjshme se është çëshjtje me interes publik dhe kombëtar", tha Presidenti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndarja nga jeta e ish-kreut të PD, reagon Lulzim Basha: Djemtë e tyre të ndihen krenarë
Rama show në Kryeministri: Hallall talljet, sharjet, hallall të gjitha »
Article Logic
Execution time: 0.0042681694030762
array(1) { ["section"]=> string(99) "takimi-me-ramen-meta-zbulon-ceshtjet-qe-diskutoi-me-kryeministrin-koke-me-koke-ne-presidence-124339" }