Takimi me të rinjtë e PD, Basha: Protestë paqësore, ta çojmë qeverinë në shtëpi

Publikuar tek: politike, më 17:31 11-03-2015 Takimi me të rinjtë e PD, Basha: Protestë paqësore, ta çojmë qeverinë në shtëpi

Në një takim me të rinjtë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar thirrje rinisë shqiptare që të bashkohet nesër në protestë për ti thënë jo mafies në pushtet.

“Shqiptarët janë tronditur, rinia është tronditur por është e vendosur që këtë tronditje mos ta kthejë në vetëflijim, por ta kthejnë në forcë për të tronitur nga themelet shkaktarët e kësaj gjendjeje. Ndaj jam sot plot shpresë sepse e di që bashke me rininë shqiptare, qindra mijëra qytetarë do ti bashkohen protestës për ti thënë jo mafies në pushtet”, tha kreu i PD Basha.

Basha tha se në krah të rinisë qëndrojnë partnerët europianë dhe të SHBA-së. “Nuk është qëveria që e kontrollon popullin, por populli që e kontrollon qeverinë, dhe për këtë arsye do të dalim nesër ta çojmë në shtëpi këtë qeveri”, tha Basha.

Shqiptarët janë tronditur, shqiptarët po rënkojnë. Shumë prej tyre po kërkojnë rrugë të daljes. Rinia do t’jua jap këtë rrugë të daljes. Rinia është e tronditur gjithashtu. Por rinia është e vendosur që tronditjen mos ta kthejë në habi, tronditjen mos ta kthejë në dëshpërim, tronditjen mos ta kthejë në vetflijim, por ta kthejë në forcë. Ta kthejë në forcë, ta kthejë në forcë për të tronditur në themele shkaktarët e kësaj gjendje", tha kreu i PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet kryesia e LSI, simpatizantët: Të përgatitur për çdo skenar
Jep dorëheqjen Zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila »
Article Logic
Execution time: 0.024268865585327
array(1) { ["section"]=> string(81) "takimi-me-te-rinjte-e-pd-basha-proteste-paqesore-ta-cojme-qeverine-ne-shtepi-5585" }