Takimi Meta - Crnadak: Të intensifikojmë shkëmbimet ekonomike me Bosnje Hercegovinën

Publikuar tek: politike, më 13:18 30-07-2015 Takimi Meta - Crnadak: Të intensifikojmë shkëmbimet ekonomike me Bosnje Hercegovinën

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë Hercegovinës, Igor Crnadak, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe shprehën interesin për thellimin e tyre.

Meta i uroi mirëseardhjen në Tiranë Ministrit të Jashtëm të Bosnjë Hercegovinës dhe, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve ekonomike, përmes një pranie më të madhe të kompanive boshnjake në Shqipëri, e veçanërisht në fushën e turizmit, ku Shqipëria ofron një potencial të madh.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë Hercegovinës,  Crnadak, pasi vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj procesit të integrimit Euro-Atlantik të Bosnjë Hercegovinës, vlerësoi veçanërisht nënshkrimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve me karta identiteti, gjë që do të nxisë turizmin dhe do të shtojë fluksin e vizitave të qytetarëve midis dy vendeve tona.

Në përfundim të takimit u shpreh vlerësimi i përbashkët për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e mira mes vendeve të rajonit, si shtylla që garantojnë prosperitet, paqe, siguri dhe stabilitet në rajon.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mohon praninë e një deputeti të inkriminuar: S’kam kandiduar njerëz me rekorde kriminale në zgjedhje
Bushati takon homologun e Bosnje-Hercegovinës, i kërkon njohjen e Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.027022123336792
array(1) { ["section"]=> string(87) "takimi-meta-crnadak-te-intensifikojme-shkembimet-ekonomike-me-bosnje-hercegovinen-17322" }