Takimi Meta-Hahn: Opozitës i janë garantuar të gjitha të drejtat

Publikuar tek: politike, më 14:39 24-03-2015 Takimi Meta-Hahn: Opozitës i janë garantuar të gjitha të drejtat

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar sot me Komisionerin për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn. Meta tha se është e rëndësishme implementimi i pesë prioriteteve kyçe, si reforma në administratën publike, reforma në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut, përfshirë edhe të drejtën e pronës.

“Sa i takon reformës në drejtësi, unë mund t’iu informoj se kemi ngritur një komision të posaçëm, që ka përfunduar tashmë fazën e parë të përgatitjes së dokumenteve analitike dhe do të dalë shumë shpejt me një konkluzion konkret”, tha kreu i Kuvendit Meta.

Nga ana e tij, komisioneri Hahn vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe theksoi se konsensusi është i rëndësishëm, por palët politike kanë legjitimitetin e duhur për të pasur qëndrime të ndryshme mbi çështje të caktuara.

Meta shprehu gjithashtu angazhimin e mazhorancës për të pasur një bashkëpunim sa më konstruktiv me opozitën, si në rastin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, që do të drejtohet nga opozita.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bregu pas takimit me komisionerin Hahn: Ka patur lëvizje por bosët e drogës s’janë kapur
Hahn takohet me Nishanin: Nuk diskutojmë afatet për hapjen e negociatave »
Article Logic
Execution time: 0.1359691619873
array(1) { ["section"]=> string(68) "takimi-meta-hahn-opozites-i-jane-garantuar-te-gjitha-te-drejtat-6813" }