Takimi Meta-Hoxhaj: Të përkushtuar ndja prespektivës europiane të rajonit

Publikuar tek: politike, më 15:31 13-03-2015 Takimi Meta-Hoxhaj: Të përkushtuar ndja prespektivës europiane të rajonit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, priti sot Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Meta shprehu mbështetjen për rritjen e kontakteve dhe bashkëpunimit mes dy Komisioneve për Politikën e Jashtme në funksion të avancimit të axhendës së integrimit evropian dhe të forcimit të bashkëpunimit.

Enver Hoxhaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së Kosovës në aktivitetet rajonale dhe ndërkombëtare, duke theksuar se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës. Meta tha se mbetet i përkushtuar ndaj konsolidimit të perspektivës euro-atlantike të Kosovës dhe të të gjitha vendeve të tjera të rajonit tonë si një domosdoshmëri për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjosha: Masa konkrete për përmbushjen e 5 prioriteteve të BE
Vatikani pranon emërimin e Visar Zhitit si i ngarkuar me punë i Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.0227210521698
array(1) { ["section"]=> string(77) "takimi-meta-hoxhaj-te-perkushtuar-ndja-prespektives-europiane-te-rajonit-5803" }