Takimi në Paris, deputeti i PS në gjuhën iraniane: Unë jam muxhahid dhe kam një ëndërr. Ish kryeministri: Ju admiroj!

Publikuar tek: politike, më 07:42 16-02-2016 Takimi në Paris, deputeti i PS në gjuhën iraniane: Unë jam muxhahid dhe kam një ëndërr. Ish kryeministri: Ju admiroj!

Fakte interesante publikohen lidhur me mbështetjen që politika shqiptare i ka dhënë kauzës së opozitës iraniane të njohur ndryshe si muxhahedinët e popullit Iranian. Në takimin në Paris deputeti socialist Pandeli Majko ka thënë “unë jam muxhahid”, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha: “Unë ju admiroj”.

Në faqen zyrtare në internet, të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, kjo lëvizje ka publikuar edhe dy fjalimet e Majkos e të Berishës, madje edhe fjalimet e vjetshme të Ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Ermonela Felaj e nënkryetarit demokrat të Kuvendit, Edmond Spaho. Majko, shkruan GSH, shprehet në mesazhin që ka dhënë në këtë aktivitet se ishte hera e dytë që shkonte së bashku me Arben Malajn, ndërsa këtë herë ai ishte kryesues i një delegacioni prej 22 vetash nga Shqipëria për të mbështetur muxhahedinët.

“Kur erdha për herë të parë në aktivitetin tuaj, gjysma e kolegëve të mi më thanë se ku je duke shkuar. Muxhahedinët janë terroristë dhe sigurisht erdha me këtë ide. Dhe pastaj hap pas hapi bëra shumë miq. Por dy prej tyre u bënë më specialë, Hasan e Medi. Hasan, i cili është një “terrorist” i vërtetë për akullore dhe sa herë takoheshim një herë në tre-katër ditë pinim kafe dhe hanim akullore e diskutonim për situatën në lindjen e mesme. Doni apo s’doni ju na përfshitë në historinë tuaj, në dramën tuaj, në tragjeditë tuaja. Dhe ne ju kuptojmë ju shumë mirë dhe kjo është arsyeja pse erdhëm këtu të gjithë së bashku përpara jush”, thotë Majko në fjalën e tij.

 “Disa vite më parë në mes të Luftës së Ftohtë, Presidenti amerikan Kenedy ishte në Berlinin lindor. Berlini lindor ishte pak a shumë si kapmi i Ashrafit në mes të botës komuniste. Dhe nga Berlini ky politikan deklaroi shprehjen e famshme “Unë jam një berlinas”. Dhe në emër të të gjithë miqve të mi, ne kemi ardhur këtu të themi ‘men muxhahed hastan’ (ne jemi muxhahed)”, tha Majko. Në këtë moment e gjithë salla ka brohoritur në këmbë, duke thënë në anglisht “Faleminderit shqiptarë”. “Unë kam një ëndërr, të vij së shpejti në Teheran, i ftuar nga ju, për të ngrënë një akullore iraniane në Teheran”, e mbylli fjalën Majko.

Ndërsa moderatori i takimit, gjatë prezantimit të Berishës tha se: “Shqipëria është një shembull për ndihmën humanitare dhe të drejtat e njeriut”. Duke i përshëndetur të pranishmit, ish-kryeministri, Sali Berisha e cilësoi këtë opozitën më të fortë dhe më të vjetër të të gjitha kohërave që luftoi për lirinë dhe dinjitetin e kombit të saj. “Unë erdha këtu për t’ju shprehur mbështetjen time, për përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme, për luftën tuaj për dinjitet. Ju admiroj ju dhe e di shumë mirë se me çfarë sfidash të mëdha ju përballeni, gjatë lëvizjes tuaj dhe me çfarë vështirësish”.

"Erdha me shumë dëshirë këtu t’ju sjellë edhe përshëndetjet e bashkëqytetarëve tuaj, muxhahedinëve të Tiranës, një komuniteti të vogël të mrekullueshëm, që një vit më parë lanë kampin e Liberty dhe erdhën në kryeqytetin tonë. Ju duhet të jeni krenarë për ta. Një vit më parë qeveria amerikane dhe miqtë tuaj evropianë më kërkuan të marr një vendim dhe në fund unë nuk hezitova aspak, në kuadër të të drejtave të njeriut", tha ish kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha pranon përplasjet me Selamin: Duhet të ndodhin më shpesh
Selami flet pas sherrit me Bashën, pse u përplas me kreun e PD, pse nuk ishte në takimin me Kerryn dhe ç’do ndodhë pas kritikave »
Article Logic
Execution time: 0.25213003158569
array(1) { ["section"]=> string(118) "takimi-ne-paris-deputeti-i-ps-ne-gjuhen-iraniane-une-jam-muxhahid-dhe-kam-nje-enderr-ish-kryeministri-ju-admiroj-32687" }