Takimi rajonal në Tiranë për terrorizmin, Tahiri: Kemi marrë masa, ende të pamjaftueshme

Publikuar tek: politike, më 17:35 18-05-2015 Takimi rajonal në Tiranë për terrorizmin, Tahiri: Kemi marrë masa, ende të pamjaftueshme

Ministrat e Brendshëm të rajonit do të mblidhen nesër në Shqipëri, në një takim për të diskutuar mbi çështjet që lidhen me radikalizmin e dhunshëm dhe koordinimin mes shteteve për të parandaluar dhe uftuar këtë fenomen.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri u shpreh se takimi i nesërm ka një vlerë simbolike jo vetëm për faktin që Shqipëria gjerësisht konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Ne kemi përcaktuar disa objektiva bazë që janë objektiva jo vetëm të Shqipërisë, janë objektiva jo vetëm të rajonit, por janë objektiva të të gjitha vendeve që janë bashkuar kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Së pari ne kemi rënë dakord që qasja ndaj terrorizmit duhet të jetë një qasje e përgjithshme dhe jo vetëm një qasje force. Pra, me qasje të përgjithshme kam parasysh përpjekjet që duhet të bëjmë për luftën kundër varfërisë, përpjekjet që duhet të bëjmë për luftën kundër injorancës dhe mungesës së arsimit, përpjekjet që duhet të bëjmë për forcimin e zhvillimit ekonomik në mënyrë të qëndrueshme, e pastaj sigurisht përpjekjet që duhet të bëjmë në kuadër të punës që bëjnë agjencitë ligjzbatuese që nga shkëmbimi informacionit deri tek aksionet e përbashkëta.

Ju e dini që rajoni nuk ka pak probleme nga çështjet e radikalizmit dhe më konkretisht problemet e kohëve të fundit lidhur me luftëtarët e huaj. Është një fenomen që jo pak ka shqetësuar autoritetet tona, jo pak ka shqetësuar edhe qytetarët, jo pak ka shqetësuar edhe fqinjët, por mbi të gjitha përbën një sfidë madhore për të gjithë ne që jemi rreshtuar në koalicionin e vlerave kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjinushi me Çaçin në Fier: Ua kërkojmë votën jashtë së majtës, Fieri bastion i PSD
Batuta e Kosovës: Nuk ulem dot se lagem »
Article Logic
Execution time: 0.0042619705200195
array(1) { ["section"]=> string(91) "takimi-rajonal-ne-tirane-per-terrorizmin-tahiri-kemi-marre-masa-ende-te-pamjaftueshme-11425" }