“Takimi sekret i Ramës me mikun e tij Viktor Ponta në burg”, rrëfen Berisha

Publikuar tek: politike, më 15:20 23-03-2016 “Takimi sekret i Ramës me mikun e tij Viktor Ponta në burg”, rrëfen Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha flet për një takim sekret mes shefit të kabinetit qeveritar Edi Rama me Viktor Pontan që në vendin e tij Rumani, akuzohet për korrupsion. Berisha shkruan se “miku i tij Ponta e ka paralajmëruar Ramën për fatin që do të ketë nëse pranon reformën.

Qendrimi i plotë i Berishës:

Te dashur miq, pas bllokimit prej me shume se nje viti te kerkesave te opozites, pas rrezimit de facto, dy here rradhas, te drafteve te amemdamenteve kushtetuese te pregatitura ekskluzivisht nga ekspertet e Rames, me te cilat donin ti jepnin Rames te gjithe pushtetin gjyqesor, me se fundi kerkesat e opozites, propozimet e saj per metodologjine e procedimit ne hartimin e amendamenteve kushtetuese, ne perputhje me rekomandimet e Venecias, mbi bazen e marreveshjeve te arritura me dialog politik u pranuan.

Grupi i famshem i "eksperteve te pavarur" Traja, Dvorani, Sadushi, Ibrahimi nuk ekziston me. U kalua ne zgjedhjen nga secila pale politike e eksperteve te vet. Keshtu, Sadushi dhe Ibrahimi hoqen maskat e "pavaresise" dhe u shpallen eksperte te grupit politik te PS.

Perseri rreziku i bllokimit te reformes nga Edi Rama eshte shume i madh. Rama eshte i bindur se BKH sipas Venecias, eshte thjesht nje konspiracion per ta kalbur ate ne burg per disa dekada. Burime, qe jane si kemisha e tij, pra te aferta me Ramen, bejne me dije se pak kohe me pare Rama me lejtenantin e tij Balla kane bere nje udhetim te fshehte ne Rumani dhe kane zhvilluar nje takim te fshehte me mikun e tyre te ngushte, ish kryeministein Viktor Ponta, qe eshte nen ndjekje penale nga BKH rumune.

Mesohet se miku i tyre Ponta i ka thene Rames sa vijon:

1- Une ne burg po paguaj gafen qe bera me pranimin e krijimit te njesise speciale antikorrupsion.

2- Une bera gabimin fatal dhe e pranova njesine speciale antikorrupsion sepse sipas ligjit une vet zgjodha dhe emerova drejtuesin e saj

3- Por pas emerimit atij iu shpela truri dhe ja ku jam sot!

4- Te siguroj se kete fat do kesh edhe ti personalisht, ne rast se pranon reformen, njesine anikorrupsion apo BKH dhe nga biruca do te me kujtosh se as emaile nuk do shkembejme dot bashke!

Keshtu te dashur miq, Rama do vazhdoje t'iu lexoje shqiptareve te perifrazuar fjalimet e Duçes, qe ja pregatit me kujdes cdo dite sekretari i pergjithshem i mafies se keshillit te ministrave, dhe amanetin e Viktor Pontes kurre nuk do ta harroje! sb

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha flirt me deputeten greke Eleni Rapti. Çfarë i kërkoi lobi grek
‘’Mushkëritë tona çështje e rëndësishme’’, Olli dhe Malltezi dënojnë vendimin e KQZ-së për Parkun e Liqenit »
Article Logic
Execution time: 0.026986122131348
array(1) { ["section"]=> string(78) "takimi-sekret-i-rames-me-mikun-e-tij-viktor-ponta-ne-burg-rrefen-berisha-35819" }