Takimi Tahiri-De Maiziere: Shqiptarët në Gjermani, vetëm me anë të punësimit të ligjshëm

Publikuar tek: politike, më 13:39 06-11-2015 Takimi Tahiri-De Maiziere: Shqiptarët në Gjermani, vetëm me anë të punësimit të ligjshëm

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë të përbashkët me homologun e tij gjerman, Tomas De Maiziere ku i kanë dhënë përgjigje disa prej pyetjeve për problemet aktuale, përfshi atë të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.

Gjatë fjalës së tij ministri Tahiri tha se Gjermania nuk do të pranojë asnjë azilkërkues nga Shqipëria.

“Për problemin e azilkërkuesve kërkohet një zgjidhje immediate. Po ulet numri i atyre që kërkojnë azil. Kemi ndërmarrë iniciativa për punësim të ligjshëm në Gjermani”, tha Tahiri.

Ministri gjerman De Maiziere njoftoi për ardhjen në Tiranë gjatë javës tjetër të një eksperti nga Ministria e Brendshme gjermane i cili do të japë mbështetjen e tij në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

“Azilkërkuesit dhe refugjatët janë një problem global dhe europian, për këtë duhen marrë masa të përbashkëta, nevojitet bashkëpunim mes vendeve”, tha De Maiziere.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Ramës, Meta takim me Idrizin në ‘’Rogner’’. Shmang përgjigjen për ndryshimet në qeveri: Të bëjmë buxhetin
Rama-De Maziere: Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë me emigrantët »
Article Logic
Execution time: 0.033155202865601
array(1) { ["section"]=> string(92) "takimi-tahiri-de-maiziere-shqiptaret-ne-gjermani-vetem-me-ane-te-punesimit-te-ligjshem-24809" }