Takimi Trump-Jong Un, reagon Britania

Publikuar tek: bota, më 06:48 13-06-2018 Takimi Trump-Jong Un, reagon Britania Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson

Përkushtimi i Koresë Veriore për denuklearizim është shenjë se lideri verikorean, Kim Jong Un, më në fund ka marrë mesazhin, pas takimit që ka pasur me presidentin amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një deklarate, ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

 

Më herët, Trump dhe Kim kanë premtuar se do të punojnë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean, derisa Uashingtoni është treguar i gatshëm për të ofruar siguri.

Duke lexuar deklaratën e Johnsonit, zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May, u ka thënë gazetarëve se “ne mirëpresim mbajtjen e samitit konstruktiv në mes të presidentit Trump dhe Kim Jong Unit , ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit të rajonit, që është jetik për rritje ekonomike globale”, shkruan Rel, transmeton newsbomb.al.

“Ende ka shumë punë për të bërë dhe ne shpresojmë se Kim do të vazhdojë të negociojë me qëllim të mirë drejt denuklearizimit të plotë dhe të pakthyeshëm” është thënë ndër të tjera në deklaratë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I tha “Fu*ck off”, Donald Trump shpërthen ndaj Robert De Niros: Ke ngrënë shumë goditje në kokë
Përmbytje në Francë, treni del nga shinat, plagosen 7 persona »
Article Logic
Execution time: 0.027116060256958
array(1) { ["section"]=> string(43) "takimi-trump-jong-un-reagon-britania-124165" }