Takimi Vuçiç-Basha: Koha të përqafojmë të ardhmen

Publikuar tek: politike, më 19:33 27-05-2015 Takimi Vuçiç-Basha: Koha të përqafojmë të ardhmen

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe delegacionin që e shoqëron. Basha u shpreh se vizita është një hap përpara në intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Lideri i opozitës shprehu angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur zgjerimin dhe forcimin  e bashkëpunimit mes dy vendeve në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mundësive për një jetë më të mirë për qytetarët shqiptarë dhe serbë.

“Vizioni ynë është  integrimi europian i të gjitha vendeve të Ballkanit dhe këtu duhet të orientohen energjitë tona për të çuar përpara projektin final të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Është koha të shohim ç'mund të bëjmë në interes të qytetarëve tanë dhe të ardhmes tonë. Qytetarët tanë presin lidership të vërtetë europian, tejkalim të problemeve të së kaluarës dhe punë të përbashkët për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqënie”, ka thënë Basha.

Duke u ndalur tek situata në Luginën e Preshevës, Basha i kërkoi kryeministrit Vuçiç një vëmendje më të madhe  nga ana e qeverisë serbe si përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor të  kësaj zone por dhe rritjes së shanseve për punësim dhe arsimim.

“Ne duhet të punojmë me përkushtim për hartimin dhe realizimin e projekteve  të përbashkëta infrastrukturore dhe ekonomike, duke mirëpritur angazhimin  për të avancuar projektin e nisur 6 vite më parë nga ministrat e brendshëm asokohe për të hequr pengesat kufitare, dhe për të mundësuar levizjen e lirë mes dy vendeve. Kjo do ta bënte  më të lehtë shkëmbimin e mallrave, njerëzve dhe kapitalit  dhe do të shërbente për rritjen e investimeve dhe punësimin e qytetarëve në të dy vendet”, u shpreh Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vuçiç takon Presidentin Nishani: Bashkëpunim ekonomik dhe në infrastukturë
Deklaratat e Ramës, reagon MPJ greke: Udhëheqja politike shqiptare po rrëshket »
Article Logic
Execution time: 0.091328859329224
array(1) { ["section"]=> string(54) "takimi-vucic-basha-koha-te-perqafojme-te-ardhmen-12101" }