Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ditën e sotme zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Mësohet se në takimin që zgjati rreth 60 minuta u fol edhe për çështjen e ish-ministrit Tahiri. Ambasadori LU për News24 thotë se çështja e Tahirit duhet të zgjidhet në gjykatë.
Sakaq, ka deklaruar se SHBA po e ndjek nga afër këtë çështje dhe do ofrojë të gjithë mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ambasadorit e gjitha kjo bëhet për të ofruar ndihmë teknike ndaj Prokurorisë në kryerjen e hetimeve të plota.