Takohen krerët e qeverisë, Meta këmbëngul për ndryshimet: Impulset e reja duhen gjithmonë. Letrën e KLSH nuk e kam marrë ende

Publikuar tek: politike, më 10:39 23-10-2015 Takohen krerët e qeverisë, Meta këmbëngul për ndryshimet: Impulset e reja duhen gjithmonë. Letrën e KLSH nuk e kam marrë ende

Krerët e qeverisë Rama dhe Meta kanë zhvilluar një takim në rezidencën qeveritare.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe kreu i grupit socialist Ruçi, kreu i Komisionit për reformën në Drejtësi Xhafa dhe ministri Tahiri. Menjëherë pas daljes nga takimi që zgjati përreth 1 orë, kreu i LSI Meta ka folur për mediat ku ka vënë edhe njëherë theksin te “impulset e reja”, pavarësisht bindjes së kryeministrit Rama për mos ndryshuar asgjë në kabinetin qeveritar.

I pyetur nga gazetarët për ndryshimet në qeveri Meta përsëriti deklaratën e ditëve të mëparshme: “Impulset e reja duhen gjithmonë”. Meta është përgjigjur edhe për letrën e KLSh duke thënë se ende nuk e ka marrë.

“Nuk e kam marrë ende letrën e KLSH. Patjetër kur ta marr letrën do konsultohem”, tha Meta. Lidhur me kërkesën e PD sa i takon dekriminalizimit, kreu i LSI tha:

“Besoj se jemi sqaruar ka qenë vetë PD që e ka anashkaluar komisionin, është ide e mirëpritur që të marrë një rol të rëndësishëm ky komision sepse gjithçka është gati. Nuk e kuptoj pse duhet kaq kohë për mbylljen e procesit të dekriminalizimit", u tha Meta gazetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “S’trembemi nga bora, s’trembemi nga shiu se... kemi makina luksoze”, fotot e deputetëve e ministrave shqiptarë
“Burg 10 vjet për prindërit që braktisin fëmijët”, Tahiri i prerë në konferencë. Ja çfarë tha dhe për ata që u japin lëmoshë në rrugë »
Article Logic
Execution time: 0.020854949951172
array(1) { ["section"]=> string(128) "takohen-kreret-e-qeverise-meta-kembengul-per-ndryshimet-impulset-e-reja-duhen-gjithmone-letren-e-klsh-nuk-e-kam-marre-ende-23797" }