Arrihet marrëveshja PS-FRD, Rama: Nuk janë kërkuar njësi vendore nga FRD

Publikuar tek: politike, më 16:44 17-04-2015 Arrihet marrëveshja PS-FRD, Rama: Nuk janë kërkuar njësi vendore nga FRD

PS dhe FRD kanë arritur marrëveshje për të marrë pjesë së bashku në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i FRD-së Bamir Topi kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen qeverisjen vendore, ndërsa kanë theksuar se nga FRD nuk është kërkuar mbështetje në asnjë njësi vendore.

“Nuk është folur asnjëherë për zona apo njësi. FRD nuk ka kërkuar prej nesh ndonjë mbështetje për kandidatura në njësi vendore, por ka shprehur interesimin për të vlerësuar së bashku një marrëveshje për mirëqeversjen vendore. Ne jemi të vetëdijshëm se FRD është një forcë në opozitë me qeverinë, por nga ana tjetër jemi të kënaqur që në këto zgjedhje jemi se bashku në këtë formë qeveresjeje”, ka thënë Rama pas përfundimit të takimit.

Topi është shprehur se negociatat të cilat nisën pas ftesës së PS-së, kanë pasur një përfundim pozitiv. Topi ka theksuar se partia që ai drejton mbetet një parti e qendrës së djathtë pavarësisht bashkëpunimit me PS-në.

“Erdhëm në një përfundim pozitiv të negociatave, që filluan të realizohen në vijim të një ftese të ardhur nga PS. Gjithsesi, është shumë e rëndësishme të rimeret nga publiku i gjerë rikonfirmimi i FRD-së si parti e qendrës së djathtë. Jemi lodhur pafundësisht në këtë tranzicion duke parë konfliktualitetet politike në administrimin e qyteteve. Ajo që projektohet për qytetin duhet të realizohet”, ka thënë Topi.


Kryeministri Edi Rama dhe kreu i FRD-së Bamir Topi janë duke zhvilluar një takim në ambientet e “Sheraton” në kryeqytet, për të finalizuar marrëveshjen për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

I pranishëm në takim është edhe deputeti socialist Taulant Balla, ndërsa mësohet se palët janë afër marrëveshjes. Vetë Balla ka deklaruar se PS do të zgjerojë me parti të tjera koalicionin për zgjedhjet vendore.

Mazhoranca dhe opozita kanë publikuar pothuajse të gjitha kandidaturat për Bashkitë e vendit, ndërsa deri në fund të javës pritet zyrtarizimi i listave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Lushnje, sheh pallatet e lyera me të kuqe, siç ai vetë i kishte kërkuar
Ambasadori norvegjez: Kosova dhe Shqipëria si dy vëllezër me shtëpi të ndryshme »
Article Logic
Execution time: 0.016726016998291
array(1) { ["section"]=> string(60) "takohen-rama-dhe-topi-pritet-zyrtarizimi-i-marreveshjes-9034" }