Takohet sot me Vuçiç, Haradinaj i drejtohet Thaçit: Agjenda po të vendoset nga Serbia

Publikuar tek: rajon, më 15:40 08-11-2018 Takohet sot me Vuçiç, Haradinaj i drejtohet Thaçit: Agjenda po të vendoset nga Serbia

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar takimin që pritet të ndodhë sot në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç.

“Nuk e di saktë se çfarë do të shtrohet”, ka thënë kryeministri kur është pyetur se çfarë do të bisedojë sot Thaçi me Vuçiçin.

Haradinaj, u shpreh më tej se do të duhej që presidenti Thaçi ta analizojë nëse duhet të vazhdojë të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë, ku sipas tij, agjenda përcaktohet në bazë të disponimit të Beogradit.

“Ajo që më bën përshtypje është se dialogut po i jepet shumë rëndësi nga BE-ja dhe Kosova është treguar shumë e aplikueshme. Do të ishte shumë keq njërës palë të dialogut, në këtë rast Kosovës dhe z. Thaçi t’i thuhet hajde në dialog, por qytetarët tu nuk marrin liberalizim. Ish dashtë që ai vetë me analizu se çka do të bëjë. A ish dashtë më shku në këto bisedime? A duhet me pranu që çdo agjendë e vendit të vet të varet nga disponimi i palës tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Si kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë për shtetësinë e Kosovës, Haradinaj tha se ka vendosur tarifën prej 10 për qind për produktet serbe që hyjnë në Kosovë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takohet sot me Thaçin, Vuçiç: Nuk më pëlqen të bisedoj, por...
Thaçi flet para takimit me Vuçiç në Bruksel: Do jetë e vështirë... »
Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258
array(1) { ["section"]=> string(90) "takohet-sot-me-vucic-haradinaj-i-drejtohet-thacit-agjenda-po-te-vendoset-nga-serbia-140758" }