Taksa e banesës, a do ta paguajnë emigrantët? Flet drejtori në MF

Publikuar tek: ekonomi, më 21:53 05-01-2018 Taksa e banesës, a do ta paguajnë emigrantët? Flet drejtori në MF

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora Neës, ka sqaruar se si do të veprohet me rastin e emigrantëve për taksën e banesës. Ndërsa eksperti Panajot Soko thotë se taksa është për të mbushur gropat e buxhetit.

Çfarë do të ndodhë me rastin e emigrantëve?

Lera: Nuk mund të ngremë skema. Nëse emigranti është jashtë dhe është nëna dhe babai i vet me certifikatë më vete, ata në bazë të ligjit nuk do të paguajnë. Nëse në certefikatën e tyre janë edhe fëmijët, atëherë do të paguaj.

Soko: Emigranti që është me familjen jashtë dhe ka mbyllur derën e detyroni të paguani taksën. E kuptoni çfarë absurdi! Ky është lek që po del nga xhepi i njerëzve dhe del për të mbushur gropat që ka buxheti.

Nuk mbetën 25 mln dollarët e kësaj takse për të kopshte dhe shkolla. Ky është kompensimi i robin hubizmi që qeveria ua merr të varfërve dhe ua jep të pasurve.

Më shumë në këtë kategori: « Nga Gështenja e Tropojës tek Boronica e Bjeshkëve Kuksiane, këto janë markat shqiptare të regjistruara në 2017
»
Article Logic
Execution time: 0.053107976913452
array(1) { ["section"]=> string(70) "taksa-e-baneses-a-do-ta-paguajne-emigrantet-flet-drejtori-ne-mf-105589" }