TAKSA e karburantit, reagon ministrja Denaj: S’ka rritje! Sajesë! (KONFIRMON EDHE RAMA)

Publikuar tek: politike, më 14:59 11-07-2019 TAKSA e karburantit, reagon ministrja Denaj: S’ka rritje! Sajesë! (KONFIRMON EDHE RAMA) Anila Denaj

Reagon ministrja e Financave Anila Denaj pas deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha i cili foli nga Selenica për rritjen e taksës së karburantit.

Denaj thotë se është e gjitha një sajesë dhe siguron se nuk ka rritje taksash apo taksa të reja.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja”, shkruan Denaj në Twiter. 

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka shpërndarë statusin e Denajt duke shkruar: “E vërtetë”.

eddd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071959495544434
array(1) { ["section"]=> string(88) "taksa-e-karburantit-reagon-ministrja-denaj-s-ka-rritje-sajese-konfirmon-edhe-rama-171876" }