Taksa e Ndërtimit në Shqipëri, plan për ta dyfishuar (Dokumentet)

Publikuar tek: ekonomi, më 18:29 09-12-2015 Taksa e Ndërtimit në Shqipëri, plan për ta dyfishuar (Dokumentet)

Rritet 20-fish Taksa e Ndërtimit në Shqipëri. Këto janë dokumentet origjinale të ekspertëve, të cilët argumentojnë se pse duhet marrë ky vendim dhe pse duhet rritur Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë nga Ndërtimet e Reja.

Aktualisht kjo taksë është 2-4%, por propozohet të rritet 4-8%.

Bashkia e Tiranës ka propozuar rritjen e taksës, por pritet që vendimi të miratohet nga qeveria. Dhe me këtë propozim Bashkia e Tiranës mendon të rrisë të ardhurat e veta për të realizuar projektet që mendon dhe sipas specialistëve të saj nxitjen e zonave të caktuara.

‘’Niveli i propozuar 4-8% mbi çmimin referencë të shitjes në zonën e ndërtimit të ri, afekton vetëm nivelin maksimal të taksës, duke ruajtur metodologjinë aktuale të aplikimit të saj.

Sipas këtij propozimi nivelet minimale dhe maksimale do të ishin në mënyrë të arsyeshme brenda kufijve të aplikuar në rajon. Niveli maksimal që do të paguhej për një ndërtim të ri në qendër të qytetit do të ishte  15 200 lekë/m2 (109 euro/m2) duke siguruar incentivimin e zhvillimit të këtyre zonave’’, thonë ekspertët e Bashkisë.

12346730_10207903189327150_933375192_n.jpg

12351037_10207903191327200_974455052_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028417825698853
array(1) { ["section"]=> string(68) "taksa-e-ndertimit-ne-shqiperi-plan-per-ta-dyfishuar-dokumentet-27358" }