Taksa e televizorit, milionat që paguajnë shqiptarët për të parë TVSH-në

Publikuar tek: ekonomi, më 12:46 04-04-2017 Taksa e televizorit, milionat që paguajnë shqiptarët për të parë TVSH-në

Qytetarët shqiptarë paguajnë mbi 1,3 miliardë lekë ose 10 milionë euro në vit për të parë TVSH-në.

Kjo shumë e raportuar nga tatimet rezulton të jetë 200 milionë lekë më e lartë se ajo e vitit 2015 me një rritje 18% krahasuar me faktin e 2015.

Rendimenti në grumbullimin e tarifës është përmirësuar së fundmi edhe për shkak të rritjes së efektivitetit të grumbullimit të faturave të energjisë, pasi kjo tarifë grumbullohet nëpërmjet faturave të energjisë, shkruan Monitor.

Tarifa e paguar tradicionalisht nga shqiptarët shkon për financimin e veprimtarisë së televizionit publik, i njohur sot si TVSH-ja.

Sipas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë numër 98, të vitit 2016, RTSH-ja i siguron fondet financiare për nevojat e veta nga burimet e përcaktuara në ligjin nr. 97, datë 4.3.2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, RTSH-ja ka burimin kryesor të të ardhurave, tarifa e shërbimit për përdorimin e aparatit marrës të transmetimeve audiovizive në posedimin e personave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparateve televizive është 100 (njëqind) lekë në çdo muaj kalendarik”.

Tarifa paguhet nga përdoruesit familjarë dhe nga përdorues të tjerë jofamiljarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04341197013855
array(1) { ["section"]=> string(77) "taksa-e-televizorit-milionat-qe-paguajne-shqiptaret-per-te-pare-tvsh-ne-74065" }