Taksa për mallrat, Bosnja kundër Kosovës: Do të kërkojmë që...

Publikuar tek: rajon, më 17:56 07-11-2018 Taksa për mallrat, Bosnja kundër Kosovës: Do të kërkojmë që... Igor Crnadak

Qeveria e Kosovës ka miratuar ditën e djeshme vendosjen e taksës prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Pas kësaj ka reaguar ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës Igor Crnadak, i cili deklaroi se Bosnja është në kundërshtim të plotë me këtë vendim.

“Ndaj këtij vendimi të autoriteteve në Prishtinë, Bosnja do të reagojë në kuadër të CEFTA-s – Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore. Unë po ashtu do të kërkoj që ky vendim i Prishtinës të futet në rend dite në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 dhe 30 nëntor në Mal të Zi”, tha Crnadak.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i Italisë deklaron: Italianët me origjinë shqiptare dhe shqiptarët janë dy faqet e një medalje të artë
Tensionet për mallrat, reagon Haradinaj: Nëse Serbia nuk ndryshon qasje tarifa do të rritet përsëri »
Article Logic
Execution time: 0.0056991577148438
array(1) { ["section"]=> string(64) "taksa-per-mallrat-bosnja-kunder-kosoves-do-te-kerkojme-qe-140643" }