Taksat e makinave, ja sa do jetë GJOBA për vonesat

Publikuar tek: ekonomi, më 14:41 10-02-2018 Taksat e makinave, ja sa do jetë GJOBA për vonesat

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Isaraj ka paralajmëruar rikonstruktim të shërbimeve dhe gjithë drejtorëve në qarqe, duke u shptehur se do i japing fund mungesëës së profestionistëve.

“Së shpejti ne do i japim fund njëherë e përgjithmonë mungesës së profesionistëve në sportelet e shërbimeve si dhe do të forcojmë në maksimum kërkesën e llogarisë për të gjithë punonjësit tanë”, është shprehur Isaraj.

Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit ka publikuar formulën e taksës së makinave, afatet e pagesës dhe penalitet në rast shkelje afatesh.

“Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti llogaritet sipas vjetërsisë së mjetit. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit”, thuhet në formulë.

Sipas “GSH”, më tej bëhet e ditur se e ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit.

“Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit”, nënvizohet më tej.

Pavarësisht nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70 000 lekë për regjistrim të çdo makine luksoze dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë çdo vit. Taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mundësi të reja punësimi, biznesi italian 'zbarkon' në Tiranë
Tregu i dobët i reklamave fut median në krizë: Televizionet pa fitime, 'online' mund print-in »
Article Logic
Execution time: 0.023026943206787
array(1) { ["section"]=> string(56) "taksat-e-makinave-ja-sa-do-jete-gjoba-per-vonesat-109819" }