Taksat mbi ushqimin, Shqipëria lë mbrapa edhe shtetet më të fuqishme të Europës (RENDITJA)

Publikuar tek: ekonomi, më 09:54 02-06-2017 Taksat mbi ushqimin, Shqipëria lë mbrapa edhe shtetet më të fuqishme të Europës (RENDITJA)

Shqipëria ka taksat më të larta mbi ushqimin e për rrjedhojë ato tregëtohen me çmime më të larta në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Denoncimi vjen nga kreu i Partisë LIBRA, Ben Blushi, i cili përmes një tabele të publikuar në facebook e rendit vendon tonë në vendin e parë në Europë, sa i takon taksave dhe TVSH që paguhet për produktet ushqimore.

“Gjithë Europa i tregton më lirë ushqimet bazë për të lehtësuar cmimet për popujt e tyre. Kjo tabelë dëshmon se sa shumë paguajmë për tu ushqyer në krahasim me vendet e tjera për shkak të taksave mbi ushqimin apo tvsh. LIBRA ka vendosur ta ndjekë këtë trend europian duke e reduktuar deri në 5 % tvsh mbi ushqimet bazë si miell, sheqer, qumësht, vaj, etj, të cilat do jenë të paktën 15% më lirë se sot duke ndikuar direkt ne cilësinë e jetës së 1milion të varfërve dhe pensionistëve si dhe në rritjen e konsumit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE”, shkruan Blushi.

 

 18944393_2027932060770653_2074704312_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029356002807617
array(1) { ["section"]=> string(93) "taksat-mbi-ushqimin-shqiperia-le-mbrapa-edhe-shtetet-me-te-fuqishme-te-europes-renditja-80916" }