“Taksë apo tarifë, është debat i kotë”, ekonomisti: Çmimi i naftës do rritet, ministrja gënjen

Publikuar tek: ekonomi, më 21:07 11-07-2019 “Taksë apo tarifë, është debat i kotë”, ekonomisti: Çmimi i naftës do rritet, ministrja gënjen

Ekonomisti Besart Kadia, sekretar për sipërmarrjen e lirë në PD, thotë se taksa e re për naftën do të ndikojë në rritjen e çmimit, duke e bërë më të lartin në rajon.

Kadia, i ftuar në studion e “Ora Neës” tha se ministrja e Financave Anila Denaj gënjen kur thotë se taksa e re nuk do të ndikojë në çmimin e naftës. Sipas tij, taksa për rezervat e naftës është një praktikë e aplikuar edhe nga shtetet e tjera, por në vendin tonë është vendosur në koëhn e gabuar.

Kadia tha se debati nëse është taksë apo tarifë është i kotë, pasi ajo që u intereson shqiptarëve është nëse do të paguajnë më tepër apo më pak për naftën.

Pjesë nga deklarata:

Shqiptarët paguajnë 1,050 lekë taksë ndërsa Maqedonia e ka gati sa gjysma. Shqiptarët paguajnë taksën e qarkullimit ndërkohë që për të shkuar në Kukës duhet të paguash edhe pesë euro ndërkohë që i ke paguar njëherë. Tani vendoset edhe një taksë e re. Kjo është një praktikë normale nëse Shqipëria hyn në embargo të naftës, ka një praktikë. Rasti i Shqipërisë është që duhet të ketë rezerva mjaftueshëm që do t’ia ofrojë tregut nëse ka probleme. Nga historiku i Shqipërisë vendi nuk ka nevojë për naftë, është vend prodhues dhe është një ekonomi aq e vogël sa që nuk do ta ketë vështirë nëse vendosen embargo.

Taksë apo tarifë është një debat i kotë, qytetari do të dijë në fund të ditës që do paguajë më shumë apo më pak. Ajo çka dihet është se në fund të këtij viti çmimi i naftës nëse kalon ligji, do të jetë më i shtrenjti në rajon. Nëse nafta sot është 1,600 lekë, rreht 1 mijë kjanë taksa. Është një mungesë totale e qeverisë për sa i përket mobilitetit në ekonomi. Kjo është një direktivë e BE që me shumë gjasë do shkojmë drejt saj, por shpejtësia me të cilën u bë, nuk është as në kohën e duhur as veprimi i duhur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067989826202393
array(1) { ["section"]=> string(95) "takse-apo-tarife-eshte-debat-i-kote-ekonomisti-cmimi-i-naftes-do-rritet-ministrja-genjen-171911" }